Mysafir në xhaminë tonë myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari
Sot, më 17 shkurt 2024, në namazin e drekës, në xhaminë tonë na nderoi myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari, i cili paraprakisht mbajti një ligjëratë me temë: „Toleranca ndërfetare, veçanti e popullit shqiptar“. Tesktin e plotë mund ta lexoni këtu në PDF.
"Ist die Bibel frauenfeindlich?"
Der Runde Tisch der Religionen in Kreuzlingen organisierte am 13. Februar 2024 einen Vortrag zum Thema "Ist die Bibel frauenfeindlich?". Referentin war Dr. theol. Frau Moni Egger. Die Veranstaltung fand in unserer Moschee im Rahmen der Woche der Religionen statt.
Vepër arti e veçantë për xhaminë tonë
Sot, më 20 janar 2023, pas namazit të xhumasë, z. Zeqir Memeti, ish-pedagog i shkollës fillore të fshatit Zhelinë të Tetovës, e nderoi xhaminë dhe imamin tonë me një pllakate nderi dhe mirënjohjeje, të punuar vetë nga ai — një vepër unike arti, me shkrime, mbishkrime dhe pamje të realizuara me gjilpëra me kokë.
Xhamia Shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen festoi 30-vjetorin e saj
Më 28 janar, Bashkësia Islame Shqiptare «Hëna e re» në Kreuzlingen festoi 30-vjetorin e saj. Ceremonia u mbajt në Qendrën e Sportit dhe Kulturës “Dreispitz”. Më shumë se 600 mysafirë morën pjesë në këtë jubile.
Xhamia jonë festoi 30 vjetorin e themelimit të saj
Më 28 janar 2023 xhamia jonë shqiptare «Hëna e re» në Kreuzlingen festoi 30 vjetorin e themelimit të saj. Në praninë e afro 700 personave, të moshuar e fëmijë të vegjël, kryesia e xhamisë bashkë me forumet e saj, me këndues Kur’ani e ilaijesh, me korrin e nxënësve të mektebit të xhamisë, me mysafirë të lartë nga...
Unsere Moschee feiert ihr 30-jähriges Bestehen
Am 28. Januar 2023 feierte unsere albanische Moschee „Hëna e Re“ (Neuer Mond) in Kreuzlingen ihr 30-jähriges Bestehen. In Anwesenheit von rund 700 Personen, darunter ältere Gemeindemitglieder und Kinder, wurde dieser festliche und gesegnete Abend durch die Moscheeleitung und ihre Foren gestaltet.
Promovimi i librit “Ist der Koran…?”
Sot, më 12 mars 2023, në hapësirat e xhamisë sonë, u mbajt promovimi i librit të fundit të imamit tonë, Rehan Neziri, i cili është njëkohësisht libri i tij i parë në gjuhën gjermane, me titull: “Ist der Koran frauenfeindlich, rassistisch und mörderisch?” (A është Kur’ani mizogjen, racist dhe vrastar?). Në panel morën pjesë: z. Gunnar Brendler, teolog evangjelist dhe kryesues i Tryezës së Rrumbullakët të Feve në Kreuzlingen, znj. Nadire Mustafi, pedagoge e religjionit dhe ligjëruese në Shkollën e Lartë Pedagogjike në St. Gallen, doktorante pranë Universitetit të Friburgut, znj. Lejla Medii-Dauti, juriste nga Rorschachu, z. Zuli Imeri...
Iftar i përbashkët me xhematin - 2023
Mbrëmë, më 15 prill 2023, në Qendrën për Sport dhe Kulturë "Dreispitz" të Kreuzlingenit, xhamia jonë organizoi iftarin e përbashkët me anëtarët e saj si dhe me mysafirë të tjerë. Të pranishëm ishin, ndër të tjerë: kryetari i komunës, z. Thomas Niederberger, Dr. Osman Tezayak, psikiatër nga Kreuzlingeni, deputetja nacionale nga Kreuzlingeni, znj. Nina Schläfli, znj. Berna Hasdemir nga "Perspektive Thurgau", anëtari i kryesisë së komunës së Steckbornit, z. Lutfi Lokmani, hafiz Mehas ef. Alija, kryetar i KMSHZ-së...
Dua e hatmes së grave - 2023
Sot, më 14 maj 2023, në xhaminë tonë, nëntë motra festuan me gëzim të madh hatmen e Kur’anit fisnik. Ato, edhe pse disa prej tyre janë në moshë dhe të angazhuara me punë e përgjegjësi familjare, kanë gjetur kohë që me përkushtim të ndjekin mësimin e Kur’anit dy herë në javë në xhaminë tonë.
Dua haxhilerësh - 2023
Sot, më 4 qershor 2023, në xhaminë tonë u bë duaja e 13 nijëtlinjve për në haxh, të cilët sivjet, inshallah, do të udhëtojnë për në Haxh nëpërmjet myftinisë së Tetovës dhe të Gostivarit. Nijëtlinjtë janë: Harun Imeri me shoqen, Hasan Bajrami, Hasan Xhaferi me shoqen, Katip Imeri me shoqen, Pajazit Kasami me shoqen, Pajazit Pajaziti me shoqen dhe Safet Dauti me shoqen.
Seite 2 von 30






