Program fetar me rastin e Ditëlindjes së Muhammedit a.s.
Sot, më 24 shtator 2023, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u shënua Ditëlindja e Muhammedit a.s., që në fakt bie ditën e mërkurë që vjen (12 Rebiul-Evvel), me këndim nga Kur’ani fisnik, pjesë të mevludit si dhe me ligjëratë.
Ligjëratë rreth ekologjisë nga këndvështrimi islam dhe krishter
Sot, më 25 nëntor 2023, pas dite në hapësirat e xhamisë sonë në kuadër të takimit vjetor të shoqatës«Bashkësia e të Krishterëve dhe Muslimanëve në Zvicër» (Gemeinschaft von Christen und Muslimen in der Schweiz - www.g-cm.ch) me seli në Bernë, imami ynë Mr. Rehan ef. Neziri pati rastin të mbajë një ligjëratërreth ekologjisë nga këndvështrimi islam.
Tribunë fetare lidhur me Isranë dhe Miraxhin
Xhamia jonë sot, më 27 shkurt 2022, pas namazit të drekës, organizoi një tribunë me rastin e Israsë dhe Mi‘raxhit. Mysafir e patëm hoxhën e nderuar Halil ef. Ademin, imam në xhaminë „Tulipan“ të Reinachut.
Ligjëratë: "Dhurimi i organeve" me Dr. Omer Xhemalin
Më 23 prill 2022 xhamia jonë organizoi iftarin e përbashkët me anëtarët e xhamisë. Para iftarit kardio-kirurgu Dr. Omer Xhemali mbajti një ligjëratë lidhur me dhurimin e organeve, në vigjilje të ndryshiumt të ligjit për këtë çështje në Zvicër....
Iftar i përbashkët me anëtarët e xhamisë sonë - 2022
Mbrëmë, më 23 prill 2022, në hapësirat e xhamisë sonë u shtrua iftari i përbashkët tradicional për anëtarët e xhamisë, si një mirënjohje për mbështetjen e pakursyer që ata i japin xhamisë. Mysafir të veçantë patëm Prof. Dr. Omer Xhemalin, kardiokirurgun e mirënjohur shqiptar, i cili prej disa vitesh jeton dhe vepron në Zvicër...
Ligjëratë: "Anët e ndritshme dhe të errëta të mediave"
Sot, më 12 qershor 2022, në xhaminë tonë, pas namazit të drekës, u mbajt një ligjëratë në gjuhën gjermane nga ana e ekspertit për media pranë "Perspektive Thurgau", z. Peter Welti Cavegn, lidhur me anët e ndryshme të mediave, sidomos të internetit: anët pozitive dhe ato negative. Ligjërata u drejtohej në radhë të parë prindërve dhe të rriturve...
Tribunë me temën: "Dhuna në familje"
Kjo ishte tema që sot, më 2 tetor 2022, u trajtua në xhaminë tonë nga ana e imamit tonë mr. Rehan ef. Neziri dhe dr. Bashkim ef. Aliu. Imami Neziri foli për aspektin psiko-social të dhunës në familje: definicionin dhe llojet e dhunës në familje, për Konventën e Stambollit (2011), për statistikat e dhunës familjare në Zvicër...
Mbrëmje kulturore me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar
Më 27 nëntor 2022 xhamia jonë, në kafeterinë e saj, organizoi një mbrëmje kulturore me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar. Pas shfaqjes së filmit shqip "Nëntori i Dytë" pasuan fjalët përshëndetëse të imamit të xhamisë Mr. Rehan ef. Neziri dhe të figurave të tjera prezente. Tre nxënësit e mektebit të xhamisë e recituan poezinë "Lutem për Shqipërinë". Më pas rapsodët Idris Osmani, Besim Abdii, Bilall Haliti dhe Muhamet Lazami vazhduan me këngë popullore në përcjellje të çiftelive dhe sharkive.
Ligjëratë në temën «Çrregullimet psikike dhe feja»
Sonte, më 3 dhjetor 2022, pas namazit të jacisë, në xhaminë tonë u mbajt një ligjëratë dhe u zhvillua një bashkëbisedë me të pranishmit lidhur me temën «Çrregullimet psikike dhe feja» me psikiatrin shqiptar dr. Ibrahim Sejdinin.
Promovim i librit "Kam një rast vdekjeje, si të veproj?"
Sot, më 18 dhjetor 2022, pas namazit të drekës në xhaminë tonë u bë promovimi i librit më të ri të imamit tonë Mr. Rehan ef. Neziri, me titull «Kam një rast vdekjeje, si të veproj?»
Seite 3 von 30






