Më 16.11.2008, ditë e diel, në ora 11:45 në xhaminë tonë filloi prezantimi përmes video-bimerit e mënyrës së kryerjes së haxhit. Prezantimin e udhëhoqi imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri.
Pas faljes së namazit të drekës u bë edhe duaja për nisjen e haxhilerëve për në vendet e shenjta, që do të bëhet më 23. dhe 24.11.2008 nga aeroporti i Gjenevës, nën udhëheqjen e Nebi ef. Rexhepit dhe imamëve të tjerë përcjellës.
Të shtunën, 22.08.2009, xhamia jonë shtroi një iftar për mbi 90 azilantë (muslimanë e jomuslimanë) të Qendrës për pranim të azilantëve në Kreuzlingen. 
Më 21 mars 2009, pas namazit të akshamit, Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” dhe Forumi i të Rinjve Muslimanë nga Kreuzlingeni, për hir të ditëlindjes së Muhammedit a.s. organizuan një kuiz diturie për të reja e të rinj. Kuizi i zhvillua në Qendrën Kulturore e Sportive “Dreispitz” të Kreuzlingenit...
Imami Rehan Neziri pas pushimeve verore ka përshëndetur për herë të parë 24 nxënësit muslimanë të klasës së katërt të Kreuzlingenit – në gjuhën gjermane dhe pa shami. Dyshimet rreth sigurisë të SVP-së (Partisë Popullore Zvicerane) kundër këtij projekti fetar për integrim pritet t’i mënjanojë qeveria e kantonit Thurgau.
Sot, më 14 dhjetor 2025, pas namazit të drekës në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e Duasë së Hatmes së tetë nxënëseve dhe nxënësve tanë. Më së paku për tre vite radhazi ata e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.
Më 29 nëntor 2025 imami ynë Rehan ef. Neziri bashkë me të shoqen Ibadet Neziri me nxënësit e mektebit të xhamisë e shënuan Ditën e Flamurit shqiptar.
Dje, më 28 qershor 2025, organizuam shëtitjen e radhës me nxënësit që e ndjekin mësimin islam në xhamitë dhe në shkollat e Kreuzlingenit.
Më 22.06.2025, pas namazi të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e përmbylljes së mësimit fetar islam në xhami bashkë me këndimin e Kur’anit (hatme) nga ana e 9 nxënësve tanë. 





