Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë sonë, nëntor 2016
Më 19 nëntor 2016 në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e hatmes së 5 nxënësve të xhamisë, të cilët me këtë rast i kanë përfunduar të tria shkallët e mësimit fetar islam. Nxënësit që bënë hatmen ishin: 1. Azra Idrizi, 2. Besmira Qazimi, 3. Leonora Asipi, 4. Rilind Memeti, 5. Zehra Neziri.
Festë e dyfishtë në xhaminë tonë
Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish: 1. Vitin e ri hixhrij 1438, 2. Pagesën e borxhit ndaj bankës. Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë...
Hatmeja e fëmijëve – 28 nëntor 2015
Më 28 nëntor 2015, pas namazit të jacisë u mbajt ceremonia e hatmes së Kur’anit fisnik të 9 fëmijëve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Nxënësit që kryen hatmen ishin: 1. Samira Sulejmani, 2. Xhihan Musliu, 3. Ezana Memeti, 4. Ensar Memeti, 5. Edon Idrizi, 6. Agon Idrizi, 7. Taulant Kurtishi, 8. Shpëtim Veseli, dhe 9. Emir Aziri.
Shetitje në Europapark, qershor 2015
Shetitje njëditore e organizuar nga xhamia shqiptare dhe ajo turke, bashkë me shkollën shqipe nga Kreuzlingeni, ku morën pjesë 105 nxënës, dy hoxhallarë, dy mësuese dhe 31 prindër si përcjellës të fëmijëve...
Dua hatmeje e vajzave, shtator 2014
Më 28 shtator 2014 në xhaminë tonë patëm dua hatmeje të katër vajzave që kishin përfunduar leximin e Kur'anit. Ato ishin: 1. Emine (Afrim) Musliu, 2. Semra (Bujar) Mustafi, 3. Zehra (Rejhan) Neziri (për herë të dytë), 4. Hafsa (Rejhan) Neziri (për herë të tretë).
Shetitje në Allensbach, qershor 2014
Më 22 qershor 2014 xhamia jonë bashkë me xhaminë e turqve në Kreuzlingen si dhe bashkë me Shoqatën për Mësimin Fetar Islam në Kreuzlingen (VIUK), organizuan shetitjen e radhës me fëmijët që e ndjekin mësimin islam në mektebet e të dyja xhamive si dhe në shkollat publike në Kreuzlingen.
Dua hatmeje e djemve, maj 2014
Në hapësirat e xhamisë sonë në Kreuzlingen dje (11 maj 2014), pas namazit të drekës u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së shtatë djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.Nxënësit që e kryen hatmen ishin:
Shëtitje me nxënësit në "Europa Park", maj 2012
Më 22 maj 2012 xhamia jonë organizoi një shëtitje me nxënësit e xhamisë për në parkun rekreativ më të madh në Evropë, për në "Europa Park" në qytezën Rust të Gjermanisë. Në këtë shetitje morën pjesë 101 nxënës dhe 25 të rritur: prindër dhe anëtarë të kryesisë së xhamisë. E falënderojmë përzemërsisht edhe pronarin e firmës "Durmo Tours", z. Ismail Belulin, për organizimin e transportit me autobusët e tij.
Dua hatmeje e vajzave në Kreuzlingen, shkurt 2013
Më 23 shkurt 2013 në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt ceremonia e hatmes së shtatë nxënëseve të mektebit tonë. Pas namazit të akshamit u shtrua ushqimi për mysafirët nga ana e prindërve të fëmijëve që bënë hatmen, kurse pas namazit të jacisë u zhvillua programi i hatmes.
Dua hatmeje në Kreuzlingen, korrik 2012
Më 01 korrik 2012, pas namazit të drekës, në xhaminë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes së 11 djemve që e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë.
Seite 12 von 30






