Turniri i tretë i futbollit, shkurt 2014
Më 15 dhe 16 shkurt 2014 në sallën e sportit të shkollës Egelsee në Kreuzlingen të Zvicrës, xhamia jonë bashkë me Forumin e të rinjve të xhamisë sonë organizuan turnirin e tretë të futbollit, në të cilin morën pjesë 13 ekipe fëmijësh dhe 24 të të rriturve.
Turniri i dytë i futbollit, maj 2013
Përfundoi me sukses turniri i futbollit që u mbajt në sallën sportive Egelsee, më 25 dhe 26 maj 2013, organizuar nga xhamia "Hëna e re" në Kreuzlingen. Në të moren pjesë 4 ekipe juniorësh dhe 20 të të rriturve. I falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen.
Turniri i futbollit, maj 2012
Më 12 dhe 13 maj 2012 në organizim të Bashkësisë Islame Shqiptare "Hëna e re" nga Kreuzlingeni u mbajt turniri i futbollit për juniorë dhe seniorë. Turniri u mbajt në sallën sportive të shkollës Egelsee në Kreuzlingen të Zvicrës.
Seite 31 von 31






