"Marrëdhënit mes nënës dhe vajzës adoleshente"
Më 25 tetor 2024 Forumi i Grave pranë xhamisë sonë organizoi një ligjëratë shkencore lidhur me temën "Marrëdhënit mes nënës dhe vajzës adoleshente". Ligjëruese ishte mualimja jonë znj. Ibadet Neziri. Në fund pati pyetje dhe përgjigje. Mbrëmja u përmbyll më një Apero të përgatirur nga vetë Forumi i Grave. Faleminderit për pjesëmarrjen dhe mirë u takofshim në rastet tjera.
Ligjëratë për gratë: "Si të sillemi në rast vdekjeje?"
Më 16 shkurt 2024, pas namazit të jacisë, Forumi i Grave pranë xhamisë sonë organizoi një ligjëratë enkas për gratë me temën "Si të sillemi në rast vdekjeje?". Ligjëruese ishte mualimja jonë znj. Ibadet Neziri. Allahu ju shpërbleftë për pjesëmarrjen!
"Depresioni, kuptimi dhe keqinterpretimi"
Më 23 qershor 2023 Forumi i Grave të xhamisë sonë organizoi një ligjëratë dhe takim me gratë e xhamisë. Ligjëruese ishte psikologia Arta Jakupi me temën "Depresioni, kuptimi dhe keqinterpretimi".
Ligjëratë: "Xhamia el-Aksa në Jerusalem"
Më 18 dhjetor 2023 Forumi i Grave pranë xhamisë sonë organizoi një ligjëratë enkas për gratë lidhur me temën "Xhamia el-Aksa në Jerusalem". Ligjëruese ishte mualimja jonë znj. Ibadet Neziri. Pas ligjëratës pasuan pyetjet me përgjigjet. Mbrëmja u mbyll me ushqime, ëmbëlsira, çaj e muhabet të lirë.
"Dita e veprave të mira" - 2021
Sot, më 29 maj 2021, në Ditën e veprave të mira (Tag der guten Tat), një grup grash nga Forumi i Grave pranë xhamisë sonë, patën mundësinë që disa pleq nga Shtëpia e Pleqve në Kreuzlingen t‘i nxjerrin në shëtitje dhe në shitblerje.
Vizitë nga F. i Grave te azili i pleqve
Sot, më 27 tetor 2021, disa gra nga Forumi i Grave Muslimane të xhamisë sonë e kanë vizituar njërën Qendër të Azilit të Pleqve në Kreuzlingen, me ç‘rast kanë kaluar disa momente edhe me banorët e kësaj qendre. Në shenjë falënderimi këto kanë pranuar dhuratat dhe letrën në vazhdim:
Vortrag über "Die Stellung der Frau in der muslimischen Gesellschaft und ihre Rechte"
Ein Vortrag über "Die Stellung der Frau in der muslimischen Gesellschaft und ihre Rechte" durch Lejla Medii.
Festimi i njëvjetorit të Forumit të Grave Muslimane në Kreuzlingen
Më 27 nëntor 2016 Forumi i Grave Muslimane (FGM) pranë xhamisë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen festoi njëvjetorin e themelimit të tij. Të pranishme ishin afro 30 gra muslimane dhe jo-muslimane. Fillimisht u raportua për aktivitetet njëvjeçare që i ka zhvilluar ky forum...
Ligjëratë për gratë: "Gruaja dhe Islami"
Në organizim të Forumit të Grave Muslimane pranë Bashkësisë Islame Shqiptare "Hëna e re" në Kreuzlingen, më 5 mars 2016, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një ligjëratë fetare enkas për gratë me temën "GRUAJA DHE ISLAMI". Ligjëruese ishte mr. Zelije Sulejmani-Bunjaku nga Cyrihu.
Seite 26 von 30







