Sot, më 27 tetor 2021, disa gra nga Forumi i Grave Muslimane të xhamisë sonë e kanë vizituar njërën Qendër të Azilit të Pleqve në Kreuzlingen, me ç‘rast kanë kaluar disa momente edhe me banorët e kësaj qendre. Në shenjë falënderimi këto kanë pranuar dhuratat dhe letrën në vazhdim:
«Të dashura anëtare të Forumit të Grave Muslimane, ju urojmë mirëseardhje të përzemërt në GAZK! Faleminderit shumë për vizitën tuaj dhe për bisedat e mira me banorët tanë. Gjithë të mirat!»








