Program me Kur'an dhe ilahije - kori i Medresesë "Isa Beu"
Sonte, më 14 maj 2017, kori i djemve dhe i vajzave të Medresesë "Isa Beu" nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi prezantuan në xhaminë tonë me një program sa modest, po aq edhe shumë të mrekullueshëm me ilahije dhe Kur'an nën përcjelljen e Dr. Abas Jahjës dhe edukatorit Jasir Osmanit.
Bajrami i përbashkët në Amriswil - 2017
Sot, më 1 korrik 2017, ne si xhami morëm pjesë në programin festiv për bBajramin e Ramazanit të organizuar nga DIGO (Lidhja e Bashkësive Islame në Zvicrën Lindore) në sallën e madhe kulturore «Pentorama» në Amriswil, TG, ku morën pjesë shumë xhami nga Zvicra Lindore.
Dua e haxhilerëve - 2017
Më 20 gusht 2017 në xhaminë tonë u bë duaja e përcjelljes së haxhilerëve për në vendet e shenjta. Sivjet nga xhamia jonë nisen gjithsej 15 haxhilerë:
Koncerti islam - 2016
Më 8 shkurt 2016 xhamia jonë organizoi koncertin e radhës me karakter islam në Qendrën për Sport dhe Kulturë "Dreispitz" të Kreuzlingenit. Mysafirë të ftuar ishin hfz. Aziz ef. Alili, imam në xhaminë e Zagrebit, Xhelal ef. Kaloshi, imam në Mynih të Gjermanisë dhe Mu'tesim el Aselij nga Siria.
Ligjëratë lidhur me sistemin arsimor në Zvicër
Ligjëratë lidhur me sistemin arsimor në Zvicër me z. Sulejman Murtaj dhe z. Rudolf Tobler…
Ligjëratë dhe iftar i përbashkët - 2016
Pamje nga tribuna dhe iftari i përbashkët në xhaminë tonë. Të pranishëm ishin ndër të tjerë edhe: Dr. Qani ef. Nesimi, Beqir ef. Memeti, Mr. Flamur ef. Kasami, Taxhedin ef. Misimi, Sami ef. Misimi, Alivebi ef. Medii, Enes ef. Koshi, Mehas ef. Alija, Erdogan ef. Er...
Dita Federale e Falënderimit, Pendimit dhe Lutjes – 2016
Kreuzlingen, 18 shtator 2016 - Disa pamje nga manifestimi i sotëm në xhaminë tonë në kuadër të Qendrës Ndërfetare në Kantonin Thurgau me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lutjes dhe Falënderimit...
Darkë ndërfetare - 2016
Në kuadër të "Javës së feve", që shënohet në mbarë Zvicrën, në Kreuzlingen sonte patëm një darkë ndërfetare, duke respektuar veç e veç veçoritë e secilës fe në raport me ushqimin.
"Dashuria e as'habëve ndaj Muhammedit a.s."
Sot, më 11 dhjetor 2016, xhamia jonë organizoi një tribunë fetare me rastin e Lindjes së Muhammedit a.s. Ligjërues ishte imami nga Winterthuri Ismail ef. Alili, i cili ligjëroi mbi temën "Dashuria e as'habëve ndaj Muhammedit a.s.".
Ligjëratë lidhur me temën "Borxhet me kamatë në Perëndim"
Më 29 nëntor 2014 pas namazit të jacisë ne xhaminë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen u zhvillua një tribunë islame me temë “Borxhet me kamatë/interes në Perëndim”. Ligjërues ishte Dr. Bashkim ef. Aliu, imam në Wetzikon të Zvicrës.
Seite 5 von 30






