Në kuadër të "Javës së feve", që shënohet në mbarë Zvicrën, në Kreuzlingen sonte patëm një darkë ndërfetare, duke respektuar veç e veç veçoritë e secilës fe në raport me ushqimin.
Ishte një mundësi e mirë për të prezantuar diçka tradicionale nga fetë tona, si dhe një rast i mirë për të folur rreth qëndrimit të feve ndaj ushqimit dhe konsumimit të disa produkteve të caktuara ushqimore.
-
Parahaja (Dessi) ishte përgatitur nga Qendra Budiste në Kreuzlingen,
-
Sallata dhe ushqimi kryesor (Riz Casimir) nga ana e Kishës Evangjeliste,
-
Ëmbëlsira (Ashure) nga xhamia jonë shqiptare dhe ajo turke,
-
Çaji nga xhamia turke.
Në korridorin e qendrës së Kishës Evangjeliste u ekspozuan gjithashtu sende me vlerë nga fetë e mëdha botërore.


















