Sot, bashkë me xhaminë e turqve, të boshnjakëve dhe të VIUK-ut (Shoqatës për Mësimin Islam në Kreuzlingen), organizuam shëtitjen e radhës vjetore me nxënësit që e ndjekin mësimin islam në xhamitë tona dhe në shkollat publike të Kreuzlingenit.
 
Përskaj motit të nxehtë, nxënësit përjetuan momente të këndshme me kafshët e pothuajse të gjitha kontinenteve të botës.
 
Puna me nxënësit është ajo që na jep më shumë kënaqësi se çdo gjë tjetër. Faleminderit prindërve për besimin ndaj nesh dhe për mbështetjen e vazhdueshme.
 
I falënderojmë përfaqësuesit e xhamive dhe të VIUK-ut për mbështetjen e çmuar sot në kujdesin ndaj nxënësve: imamin tonë Rehan Neziri, imamin e xhamisë së turqve, Erdogan Er, kryetarin e xhamisë së turqve dhe të VIUK-ut, Serdar Kaya, me të shoqen, arkëtarin e VIUK-ut, Murat Yavaş, me të shoqen, si dhe zv. sekretaren e xhamisë sonë, Hafsa Neziri, me të shoqin, Hajri Shefkiu.
 
Një falënderim të veçantë e shprehim ndaj firmës Durmo Tours, me Burim Belulin, të cilët gjithmonë na mbështesin në aktivitetet tona e sidomos në shëtitjet tona.
 
Allahu i Madhëruar i shpërbleftë me mirësitë e Tij të gjithë për kontributet e tyre!
 
Ju faleminderit!