Sot, më 14 maj 2023, në xhaminë tonë, nëntë motra festuan me gëzim të madh hatmen e Kur’anit fisnik. Ato, edhe pse disa prej tyre janë në moshë dhe të angazhuara me punë e përgjegjësi familjare, kanë gjetur kohë që me përkushtim të ndjekin mësimin e Kur’anit dy herë në javë në xhaminë tonë.

Urime të përzemërta motrave tona! Inshallah, shembulli i tyre frymëzon edhe të tjerat për t’iu përkushtuar fjalës së Allahut dhe leximit të Kur’anit.

Falënderime të posaçme dhe urime të përzemërta për mualimen tonë Ibadet Neziri, e cila me zemër, pa përtesë e me përkushtim të thellë kujdeset për mësimin dhe edukimin kur’anor të grave në komunitetin tonë.

I falënderojmë për praninë dhe fjalët e tyre të ngrohta edhe teologet nga xhamitë fqinje:

- Mr. Nesibe Kamberi nga Salmsachu

- Kadrije Fetai nga Frauenfeldi

- Nazlije Memeti nga St. Galleni

 

Një falënderim i veçantë shkon për Forumin e Grave dhe Forumin Rinor, për angazhimin e tyre që kjo ceremoni të zhvillohet në nivelin e duhur e me dinjitetin që meriton.

Po ashtu, falënderime të përzemërta për të gjitha motrat mysafire që kishin ardhur nga vende të ndryshme për të ndarë me ne këtë gëzim shpirtëror.

Allahu ju shpërbleftë me Xhennetul-Firdeus!