Sot, më 28 nëntor 2021, pas namazit të drekës mysafire në xhami e patëm Dr. Med. Lorina Hazirin, mjeke e përgjithshme, e cila na ligjëroi në temën: „Koronavirusi dhe vaksinat - si i ridefinoi pandemia Covid-19 vaksinat dhe luftën kundër viruseve“.

Pas ligjëratës së kuptueshme, të pranishmit patën mundësinë të parashtronin pyetje dhe të bashkëbisedonin me doktoreshën Haziri.

Ky takim u organizua në bashkëpunim me organizatën „Perspektive Thurgau“, i treti me radhë në vitet e fundit.

E falënderojmë ligjëruesen si dhe të pranishmit për pjesëmarrjen dhe për bashkëbisedimin konstruktiv.

Mirë u takofshim në raste të tjera!