Sot, më 12 mars 2023,në hapësirat e xhamisë sonë, u mbajt promovimi i librit të fundit të imamit tonë, Rehan Neziri, i cili është njëkohësisht libri i tij i parë në gjuhën gjermane, me titull: “Ist der Koran frauenfeindlich, rassistisch und mörderisch?” (A është Kur’ani mizogjen, racist dhe vrastar?)

Në panel morën pjesë:

-      z. Gunnar Brendler, teolog evangjelist dhe kryesues i Tryezës së Rrumbullakët të Feve në Kreuzlingen,

-      znj. Nadire Mustafi, pedagoge e religjionit dhe ligjëruese në Shkollën e Lartë Pedagogjike në St. Gallen, doktorante pranë Universitetit të Friburgut,

-      znj. Lejla Medii-Dauti, juriste nga Rorschachu,

-      z. Zuli Imeri, këshilltar në sektorin financiar zviceran si dhe koordinator i Forumit “Networking” të xhamisë sonë,

-      z. Rehan Neziri, imami ynë dhe mësues i lëndës fetare islame në shkollat publike të Kreuzlingenit.

Moderimin e takimit, si dhe bisedën me publikun në fund të programit, e bëri z. Xhihan Bajrami, këshilltar në sektorin afarist zviceran e më gjerë.

Në përmbyllje të mbrëmjes, të gjithë të pranishmit patën mundësinë të shijojnë ëmbëlsirat e përgatitura me dashuri nga Forumi i Grave pranë xhamisë sonë.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!

All-llahu ju shpërbleftë me të mira!

Librin në fjalë mund ta bleni te xhamia jonë si dhe te xhamitë tjera në Zvicër.