Sot, më 17 shkurt 2024, në namazin e drekës, në xhaminë tonë na nderoi myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari, i cili paraprakisht mbajti një ligjëratë me temë: „Toleranca ndërfetare, veçanti e popullit shqiptar“. Tesktin e plotë mund ta lexoni këtu në PDF.

Ne e falënderojmë përzemërsisht myftiun Sytari për këtë vizitë dhe për ligjëratën e mrekullueshme, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë me të mirat e Tij të pafund.

Në të njëjtën kohë e falënderojmë edhe imamin e xhamisë së Wilit, Bekim ef. Alimin, i cili u bë edhe sebep për këtë vizitë. Allahu e shpërbleftë!