Më 24 shkurt 2024, xhamia jonë e mbajti koncertin e radhës, tashmë tradicional, në sallën „Dreispitz“, këtu në Kreuzlingen.
Pas këndimit të Kur'anit nga hfz. Armend ef. Beqiri, pasuan fjalët përshëndetëse të kryetarit të xhamisë, Besir Halili, të imamit Rehan ef. Neziri dhe të nënkryetarit të KMSHZ-së, Dr. Besim ef. Nuzi.
Në radhë ishte kori i nxënësve të xhamisë me ilahi dhe poezi.
Interpretuesit tashmë të njohur në botën shqiptare të ilahive, çifti bashkëshortor Armend Beqiri dhe Merita Burrniku-Beqiri, i mahnitën të pranishmit me zërin e tyre të mrekullueshëm.
Në koncertin tonë nuk mungoi as humori, për çka u kujdesën humoristët e mirënjohur “Stresat”: Faton Ramani, Ilir Selmani dhe Fikret Halimi.
Me disa këngë burimore shqipe në fund të programit performoi Halil Bilalli.
Në korridorin e sallës, kryesia e xhamisë me forumet e saj u kujdesën për ushqim, pije, ëmbëlsira, libra, kënde dore për fëmijë e shumëçka tjetër.
I falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, ngado që patën ardhur, me në krye Dr. Besimin, Armendin dhe Meriten, Fatonin, Ilirin dhe Fikretin, bashkë me Halilin.
I falënderojmë anëtarët e kryesisë së xhamisë, anëtarët e Forumit të të Rinjve, anëtarët e Forumit të Grave, anëtarët e Forumit “Networking” të xhamisë sonë, si dhe shumë aktivistë të tjerë, për kontributin e tyre të çmuar, me çka siguruan përmbylljen me sukses edhe të një koncerti islam në Kreuzlingen.
Allahu ju ruajtë e ju shpërbleftë me mirësitë e Tij të pafund!
Deri në manifestimin e radhës, bashkë mirupafshim!
Fotot: Mimoza Imeri















Krenaria jonë - Forumi Rinor i xhamisë sonë
Më shumë foto në Facebook






