Më 24 mars 2024 xhamia jonë, në sallën për kulturë «Dreispitz» organizoi një iftar të përbashkët me xhematlinjtë tanë, ku morën pjesë mbi 300 persona.
E falënderojmë hafizin Daut ef. Lezin, imam nga Prizreni, që gjeti kohë të jetë në mesin tonë me zërin e tij të bukur e të mrekullueshëm.
I falënderojmë nxënësit e mektebit tonë bashkë me imamin Rehan ef. Neziri për programin e begatë me ilahi e poezi — një program vërtet i mrekullueshëm.
Falënderim të veçantë për Forumin Rinor të xhamisë sonë, për shërbimin në kohë e me disiplinë të iftarit për mbi 300 të pranishmit që e mbushën sallën „Dreispitz“…
Allahu i ruajtë e i bekoftë të gjithë ata me mirësitë e Tij.
Deri në takimin e radhës, mbetshi nën mbrojtjen e Allahut Fuqiplotë!












