Me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit shqiptar, më 29 nëntor 2024 xhamia jonë organizoi një mbrëmje kulturore në kafeterinë e saj.

Respekte dhe mirënjohje të pafund u shprehim dashamirëve dhe kultivuesve të muzikës burimore folklorike shqiptare: Besim Abdii, Sylë Ahmetaj, Muhamet Lazami, Idris Osmani, Bilall Aliti si dhe mysafirit nga vendlindja Gadaf Elmazi.

Një falënderim të veçantë ia shprehim nxënësit të mektebit tonë nga Konstanca fqinje Ajan Ramanit, për interpretimin e një poezie lidhur me festën e Flamurit.

Zoti i ruajttë, i nderoftë dhe i begatoftë me mirësitë e Tij.