Shëtitje e nxënësve në Allensbach, qershor 2010
Më 13 qershor '10 xhamia jonë organizoi një shëtitje njëditore me nxënësit që ndjekin mësimin fetar në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Në këtë shetitje morën pjesë 51 nxënës, imami Rehan ef. Neziri, kryetari i xhamisë Faredin Xhaferi…
Dua hatmeje në Kreuzlingen, qershor 2010
Më 20 qershor 2010 në xhaminë tonë “Hëna e re” të Kreuzlingenit u mbajt një program me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit në gjuhën arabe (hatmes) dhe të përfundimit të mësimit fetar në mektebin e kësaj xhamie nga ana e 3 nxënëseve.
Dua hatmeje në Kreuzlingen, qershor 2009
Më 14 qershor 2009, mes namazit të drekës dhe ikindisë, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u zhvillua një program fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur'anit në gjuhën arabe (hatme) nga ana e 7 nxënësve e nxënëseve…
Dua hatmeje - maj 2007
Ditën e diel, më 27 maj 2007, në lokalet e xhamisë sonë të Kreuzlingenit u mbajt ceremonia e duasë së hatmes për pesë nxënëset e xhamisë: 1. Elmira Uzairi, 2. Mujesere Imeri, 3. Mimoza Imeri, 4. Merita Idrizi dhe 5. Afërdita Idrizi.
Hatmeja e parë në xhaminë tonë - maj 2006
Më 28 maj 2006 në xhaminë tonë, në objektin e vjetër në Kirchstr. 5 f, u zhvillua ceremonia e hatmes së parë të kryer pranë imamit mr. Rehan ef. Neziri. Nxënëset që e kryen hatmen ishin motrat: Gjulabije Amiti dhe Feride Amiti, nga fshati Gllogjë e Tetovës.
Për dhjetë vite 520 hatme të kënduara
Duke u nisur nga fakti se leximi i Kur’anit, përpos që është një detyrë e muslimanit, ai është edhe një ushqim shpirtëror i tij, ne si xhemat i kësaj xhamie vendosëm që, krahas leximit të Kur’anit që e bën secili për vete në shtëpi, të lexojmë edhe nga një hatme kolektive (të përbashkët).
Mevlud dhe tribunë fetare - 26.11.2017
Me rastin e ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s., më 26 nëntor 2017, xhamia jonë organizoi këndim mevludi dhe një ligjëratë fetare. Ligjëruesi i ftuar enkas për këtë rasti ishte Emin ef. Odai, imam në Biel/Bienne të Zvicrës, i cili ligjëroi në temën: "Muhammedi a.s. - njeriu me virtyte të larta morale".
Koncerti islam në Kreuzlingen, 2017
Më 5 shkurt 2017, për herë të katërt, tanimë në mënyrë tradicionale, Xhamia “Hëna e re” nga Kreuzlingeni organizoi koncertin islam me këndim Kur’ani, ilahije, recitime, humor, lojë shpërblyese për fëmijë etj.
Dua hatmeje e grave nga Kreuzlingeni, 2017
Më 19 shkurt 2017, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e 12 grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë, nën kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.
Konfirmandët e vizitojnë xhaminë tonë, 2017
Si çdo vit, edhe sonte, xhaminë tonë e vizitoi një grup prej 17 nxënësve të kl. 9, të cilët përgatiten për "konfirmacionin" sipas botëkuptimit të kishës së reformuar evangjeliste në Kreuzlingen nën udhëheqjen e priftit Dr. Damian Brot dhe famullitarit Tobias Günter.
Festimi i njëvjetorit të Forumit të Grave Muslimane në Kreuzlingen
Më 27 nëntor 2016 Forumi i Grave Muslimane (FGM) pranë xhamisë shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen festoi njëvjetorin e themelimit të tij. Të pranishme ishin afro 30 gra muslimane dhe jo-muslimane. Fillimisht u raportua për aktivitetet njëvjeçare që i ka zhvilluar ky forum...
Festë e dyfishtë në xhaminë tonë
Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish: 1. Vitin e ri hixhrij 1438, 2. Pagesën e borxhit ndaj bankës.
Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë...
Seite 20 von 23






