Ditën e diel, më 27 maj 2007, në lokalet e xhamisë sonë të Kreuzlingenit u mbajt ceremonia e duasë së hatmes për pesë nxënëset e xhamisë:

  1. Elmira Uzairi
  2. Mujesere Imeri
  3. Mimoza Imeri
  4. Merita Idrizi
  5. Afërdita Idrizi

 

Manfestimin e ndoqën një numër i madh i xhematit si dhe i mysafirëve nga xhamitë përreth.

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit të xhamisë, Faredin Xhaferi, drejtuar të pranishmëve pasoi programi i përgatitur nga 11 nxënëse të korit të xhamisë, nën mbikëqyrjen e imamit të kësaj xhamie, mr. Rehan ef. Neziri.

Programi vijoi me këto pika:

  • Leximi i tekbireve dhe salavateve
  • Leximi i sures Jasin nga ana e vajzave që kishin përfunduar hatmen
  • Leximi i disa vjershave dhe ilahijeve
  • Leximi i një asheri nga imami i St. Gallenit, Rahim ef. Hasani
  • Leximi i 10 sureve të fundit të Kur'anit nga ana e vajzave që kishin përfunduar hatmen
  • Duaja e hatmes nga imami i Rebsteinit, Nimetullah ef. Beqirit
  • Ndarja e dhuratave nga ana e kryesisë së xhamisë për vajzat që kishin përfunduar hatmen
  • Fjala përshëndetëse e imamit të St. Gallenit si dhe e një imami mysafir nga Turqia, Sami ef. Yazar
  • Ligjërata e rastit nga imami i Rebsteinit, Nimetullah ef. Beqiri

 

Imami Rehan ef. Neziri dhe kryesia e xhamisë këtyre 5 nxënëseve u urojnë sukses në mësime dhe lumturi në jetë, si përfaqësuese të denja të Islamit në këto vise.

Më poshtë disa foto nga ky manifestim: