Më 28 maj 2006 në xhaminë tonë, në objektin e vjetër në Kirchstr. 5 f, u zhvillua ceremonia e hatmes së parë të kryer pranë imamit mr. Rehan ef. Neziri.
Nxënëset që e kryen hatmen ishin motrat: Gjulabije Amiti dhe Feride Amiti, nga fshati Gllogjë e Tetovës.
Pas këndimit të Kur'anit dhe të ilahijeve ngha kori i nxënësve të xhamisë, u zhvillua edhe një kuiz diturie nga fusha e njohurive bazike islame.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe koordinatori për xhamitë shqiptare në Zvicër haxhi Sali Bajrami, imami nga Cyrihu hfz. Nebi ef. Rexhepi, imami nga Regensdorfi Ferit ef. Zekiri, imami nga Rorschachu Alivebi ef. Medii si dhe imami nga Wili Beklim ef. Alimi.
Pas programit në xhami u shtrua një drekë modeste për të pranishmit.
Më poshtë mund t'i shikoni disa foto nga ky manifesitm:















