Më 13 qershor '10 xhamia jonë organizoi një shëtitje njëditore me nxënësit që ndjekin mësimin fetar në mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen. Në këtë shetitje morën pjesë 51 nxënës, imami Rehan ef. Neziri, kryetari i xhamisë Faredin Xhaferi, arkëtari Abdilamit Amiti, sekretari Halil Veseli, kryetari i Forumit Rinor Musliman Elgadaf Aziri si dhe prindi Daut Neziri. 

Kësaj radhe nxënësit tanë vizituan qendrën për rekreim "Wild- und Freizeitpark" në Allensbach të Gjermanisë, nja 20 km larg Kreuzlingenit.