Dita e punëve të mira - 2022
Sot, më 21 maj 2022, në Zvicër për herë të tretë shënohet „Tag der guten Tat“ (Dita e punëve të mira). Edhe sivjet, ashtu sikurse vitin e kaluar, me një grup të nxënësve të mektebit të xhamisë, ne mblodhëm bërllogun e vogël përreth rrugëve afër xhamisë: Romanshornerstrasse, Rebenstrasse, Weinstrasse dhe Seetalstrasse.
Dua hatmeje e nxënësve - nëntor 2022
Sot, më 13 nëntor 2022, në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e Hatmes së 12 nxënësve të mektebit tonë. Të pranishëm ishin një numër i madh i mysafirëve, i dy hoxhallarëve: imamit të Winterthurit Ismail ef. Halilit dhe imamit të Salmsachut mr. Mixhit ef. Osmanit.
Dita e Flamurit me nxënësit e mektebit
Me nxënësit e xhamisë sot, më 27 nëntor 2022, e ushtruam dhe kënduam bashkë himnin kombëtar shqiptar, e përkthyem bashkë në gjuhën gjermane, folëm rreth Ditës së Flamurit, çka është kjo ditë dhe çka në fakt festojmë dhe në fund u ngjyros edhe flamuri shqiptar. Sqarimet janë bërë gjithnjë në dy gjuhë: shqipe dhe gjermane.
«Dita e veprave të mira» me nxënësit e xhamisë
Në kuadër të „Ditës së veprave të mira“ (29 maj 2021) xhamia jonë bashkë me disa nxënës të mektebit organizoi mbledhjen e mbeturinave përreth rrugëve Romanshornerstrasse, Seetalstrasse dhe Weinstrasse, në lagjen ku ndodhet xhamia jonë.
Shëtitje e nxënësve të xhamisë në Allensbach, D - 2021
Sot, më 26 qershor 2021, me nxënësit e mektebit dhe ata që e ndjekin mësimin islam në shkollat publike të Kreuzlingenit organizuam një shëtitje në parkun për rekreim në Allensbach të Gjermanisë. I falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, prinderit e tyre për besimin që na ofruan.
Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë, korrik 2021
Në kushte pandemie, hatmen e përfunduan nxënësit: 1. Enis (Rehan) Neziri, për herë të tretë, 2. Ezana (Jasin) Shabani, për herë të dytë, dhe 3. Nura (Qerim) Nuredini, për herë të tretë.
Dita e Flamurit Shqiptar
Nga aktivitetet e sotme, 28 nëntor 2021, me nxënësit e mektebit të xhamisë sonë në Kreuzlingen lidjhur me Ditën e Flamurit shqiptar.
URIME DITA E PAVARESISE, DITA E FLAMURIT!
Seite 2 von 6






