Sot, më 27 mars 2022, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e Duasë së Hatmes së pesë nxënëseve dhe nxënësve, për herë të dytë. Kjo është gjenerata e 15-të dhe me këtë mbyllet me 130 numri i të gjithë nxënësve që kanë kryer hatme në xhaminë tonë që nga viti 2006 e këndej.
Nxënsëit që bënë hatmen sot, ishin:
1. Bledion (Nexhmedin) Haziri
2. Enes (Mensur) Sulejmani
3. Ernesa (Mensur) Sulejmani
4. Evvel (Valdet) Sulejmani
5. Linhana (Selman) Deari
Pas këndimit të disa pjesëve të Kur'anit, ilahijeve dhe vjershave, u bë duaja e hatmes.
Nga ana e imamit, mualimit, nxënësit morën nga një diplomë dhe nga një libër për problemet e te rinjve...
Kryesia u ndau nga një dhuratë të veçantë nxënësve që bënë hatmen, kurse shitorja PEP, afër xhamisë, për të gjithë fëmijët kishte përgatitur nga një dhuratë solide.
Në fund të pranishmit patën mundësinë të shijojnë ëmbëlsirat e përgatitura nga ana e familjeve të nxënësve që bënë hatmen.













