Sot, më 13 nëntor 2022, në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e Hatmes së 12 nxënësve të mektebit tonë.
Të pranishëm ishin një numër i madh i mysafirëve, i dy hoxhallarëve: imamit të Winterthurit Ismail ef. Halilit dhe imamit të Salmsachut mr. Mixhit ef. Osmanit.
Nxënësit që e kryen hatmen ishin:
1. Agnesa (Jetmir) Kasami
2. Amar (Elgadaf) Aziri
3. Amra (Bujar) Mustafi
4. Arbi (Armend) Ademi
5. Beglije (Xhumali) Asani
6. Hana (Jetmir) Sinani
7. Hatije (Xhumali) Asani
8. Jasin (Taip) Shaqiri
9. Lina (Besir) Elmazi
10. Midjan (Besir) Halili
11. Mineta (Besir) Halili
12. Nejla (Besir) Emini
Këta fillimisht lexuan nga një gjysmë faqe të Kur‘anit fisnik, pastaj bashkë me nxënësit e tjerë të mektebit kënduan disa ilahije dhe recituan poezi, ndërsa në pjesën e tretë i lexuan suret e fundit të Kur‘anit të ndershëm.
Duanë e hatmes e bëri hoxha Ismail ef. Halili, ndërsa fjalim rasti mbajti mr. Mixhit ef. Osmani.
Imami dhe mualimi i xhamise mr. Rehan ef. Neziri u shpërndau nga një diplomë si dhe nga një libër, kurse kryesia e xhamisë të gjithë nxënësve u shpërndau nga një dhuratë modeste.
Në fund, të pranishmit patën rastin t’i shijonin ëmbëlsirat që i kishin përgatitur familjarët e nxënësve që e bënë hatmen.
Ne nxënësve u urojmë shumë sukses dhe vazhdimësi në mësimin e fesë dhe të Fjalës së Zotit, Kur‘anit fisnik.
Kryesia e xhamisë!

















