Xhamia jonë sot, më 13 shtator 2020, organizoi një piknik familjar me prindërit dhe nxënësit që e ndjekin mësimin fetar në xhaminë tonë.  Pikniku u mbajt në një mal afër Kreuzlingenit.

Me këtë rast imami i xhamisë Rehan ef. Neziri ndër të tjera organizoi edhe tri lojëra me nxënësit dhe nxënëset e mektebit:

- OL (Orientierungslauf) - ecje orientuese në natyrë, me këtë rast fëmijët kanë ecur duke gjurmuar me anë të hartës gjeodete 10 stacione, ku i kanë gjetur 10 pyetje lidhur me Islamin, të cilave u është dashur t‘u përgjigjen në fletën që e kanë pasur në dorë. Në këtë garë janë vlerësuar pikët, shpejtësia dhe aftësia orientuese në pyll.

- Tërheqje e litarit në grupe, dhe

- Vrapim 100 m në natyrë.

Të gjitha këto janë zhvilluar në tri kategori, varësisht nga mosha dhe gjinia e nxënësve.

Nuk mungoi as edhe tërhqja e litarit nga ana e baballarëve të fëmijëve.

Kryesia e xhamisë të gjithë fëmijëve u ndau medalje për të tria gjinitë sportive si dhe çmime të tjera modeste.

Për pjesëmarrësit, prindër dhe nxënës, kryesia e xhamisë përgatiti ushqim në skarë, sallatë dhe pije, kurse prindërit me vete kishin sjellur edhe ëmbëlsira.

Një falënderim të veçantë ua drejtojmë nxënësve të mektebit tonë dhe prindërve të tyre si dhe anëtarëve të kryesisë së xhamisë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, me çka këtë ditë e bënë të veçantë për të gjithë.

All-llahu xh. sh. ju shpërbleftë me të gjitha të mirat!