Ligjëratë rreth ekologjisë nga këndvështrimi islam dhe krishter
Sot, më 25 nëntor 2023, pas dite në hapësirat e xhamisë sonë në kuadër të takimit vjetor të shoqatës«Bashkësia e të Krishterëve dhe Muslimanëve në Zvicër» (Gemeinschaft von Christen und Muslimen in der Schweiz - www.g-cm.ch) me seli në Bernë, imami ynë Mr. Rehan ef. Neziri pati rastin të mbajë një ligjëratërreth ekologjisë nga këndvështrimi islam.
Vortrag über Ökologie aus islamischer und christlicher Perspektive
Heute, am 25. November 2023, fand am Nachmittag in den Räumlichkeiten unserer Moschee im Rahmen des Jahrestreffens der Vereinigung „Gemeinschaft von Christen und Muslimen in der Schweiz“ (www.g-cm.ch) mit Sitz in Bern ein Vortrag zum Thema Ökologie statt.
Ligjëratë: "Xhamia el-Aksa në Jerusalem"
Më 18 dhjetor 2023 Forumi i Grave pranë xhamisë sonë organizoi një ligjëratë enkas për gratë lidhur me temën "Xhamia el-Aksa në Jerusalem". Ligjëruese ishte mualimja jonë znj. Ibadet Neziri. Pas ligjëratës pasuan pyetjet me përgjigjet. Mbrëmja u mbyll me ushqime, ëmbëlsira, çaj e muhabet të lirë.
Tribunë fetare lidhur me Isranë dhe Miraxhin
Xhamia jonë sot, më 27 shkurt 2022, pas namazit të drekës, organizoi një tribunë me rastin e Israsë dhe Mi‘raxhit. Mysafir e patëm hoxhën e nderuar Halil ef. Ademin, imam në xhaminë „Tulipan“ të Reinachut.
Takim me të rinjtë dhe të rejat e xhamisë sonë
Sot, më 6 mars 2022, në hapësirat e xhamisë sonë, u zhvillua takimi i radhës me afro 25 të rinj dhe të reja shqiptare muslimane nga Kreuzlingeni dhe rrethina. Fillimisht, kryesia e xhamisë për ta përgatiti ushqim nga skara. Më pas, imami R. Neziri ua prezantoi atyre hapësirat e xhamisë: dy faltoret, sallën e mbledhjeve, zyrën e kryesisë, klasën e mësimit islam dhe kafeterinë, ku edhe u zhvillua takimi i mëtejshëm.
Dua hatmeje e fëmijëve - mars 2022
Sot, më 27 mars 2022, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e Duasë së Hatmes së pesë nxënëseve dhe nxënësve, për herë të dytë. Kjo është gjenerata e 15-të dhe me këtë mbyllet me 130 numri i të gjithë nxënësve që kanë kryer hatme në xhaminë tonë që nga viti 2006 e këndej.
Iftar me të rinjtë dhe të rejat - 2022
Xhamia jonë mbrëmë, më 16 prill 2022, organizoi iftar për anëtarët e Forumit të të Rinjve dhe të Rejave të xhamisë sonë. Të pranishëm ishin mbi 50 të rinj e të reja nga Kreuzlingeni me rrethinë. Iftarin e begatoi edhe prania e përfaqësuesve të sektorit për rini pranë DIGO-s, me në krye Eldar Hasanin.
Ligjëratë: "Dhurimi i organeve" me Dr. Omer Xhemalin
Më 23 prill 2022 xhamia jonë organizoi iftarin e përbashkët me anëtarët e xhamisë. Para iftarit kardio-kirurgu Dr. Omer Xhemali mbajti një ligjëratë lidhur me dhurimin e organeve, në vigjilje të ndryshiumt të ligjit për këtë çështje në Zvicër....
Iftar i përbashkët me anëtarët e xhamisë sonë - 2022
Mbrëmë, më 23 prill 2022, në hapësirat e xhamisë sonë u shtrua iftari i përbashkët tradicional për anëtarët e xhamisë, si një mirënjohje për mbështetjen e pakursyer që ata i japin xhamisë. Mysafir të veçantë patëm Prof. Dr. Omer Xhemalin, kardiokirurgun e mirënjohur shqiptar, i cili prej disa vitesh jeton dhe vepron në Zvicër...
Përgatitjet për Fitër-Bajram - 2022
Nga përgatitjet e sotme, 1 maj 2022, me nxënësit e mektebit për Bajram… Shumë urime për Fitër-Bajramin!
Dita e punëve të mira - 2022
Sot, më 21 maj 2022, në Zvicër për herë të tretë shënohet „Tag der guten Tat“ (Dita e punëve të mira). Edhe sivjet, ashtu sikurse vitin e kaluar, me një grup të nxënësve të mektebit të xhamisë, ne mblodhëm bërllogun e vogël përreth rrugëve afër xhamisë: Romanshornerstrasse, Rebenstrasse, Weinstrasse dhe Seetalstrasse.
Seite 8 von 23







