Mbështetje në turneun e futbollit - 2023
Më 11 shkurt 2023 xhamia jonë "Hëna e re" në Kreuzlingen me Forumin Rinor organizoi turneun e radhës të futbollit në sallë. Forumi "Networking" e ka mbështetur xhaminë në këtë aktivitet sportiv, e në veçanti anëtari ynë z. Lavdim Xhaferi, ekspert i IT-së, i cili u kujdes për...
Workshop në mbështetje të provimeve pranuese
Më 11 shkurt 2023 Forumi "Networking" organizoi një punëtori (workshop) me qëllim të mbështetjes së të rinjve dhe të rejave të xhamisë sonë në përgatitjen e tyre për provimin pranues në shkollat e mesme në vend. Këtë punëtori e udhëhoqi anëtari ynë z. Besnik Veseli.
WM Public Viewing - 2022
Më 20 nëntor e deri më 18 dhjetor 2022 në kafeterinë e xhamisë sonë Forumi "Networking" organizoi ndjekjen e drejtpërdrejtë të ndeshjeve të futbollit për kupën botërore. Me këtë rast Forumi organizoi edhe ushqim të lehtë për pjesëmarrësit...
Ligjëratë lidhur me zekatin
Më 28 tetor 2022 Forumi "Networking" për anëtarët e tij organizoi një ligjëratë interne me imamin e xhamisë Rehan ef. Neziri lidhur me temën e zekatit, me fokus të veçantë në aspektet e ekonomisë së sotme. Pas ligjëratës u zhvillua një bisedë e bujshme lidhur me temën në fjalë.
Workshop "Në kërkim të vendit të praktikës?"
Më 17 qershor 2022 Forumi Networking organizoi një punëtori (workshop) me nxënësit e interesuar të klasës së 8-të nën titullin "Si të kërkosh vend praktike/zanati?". Këtë punëtori e udhëhoqi anëtari ynë z. Imran Hasani.
„Si të sillemi me mediat sociale nga perspektiva islame?“
Mbrëmë, më 22 gusht 2025, në lokalet e xhamisë sonë u mbajt një takim i përbashkët i Forumit Rinor të DIGO-s dhe Forumit të të Rinjve të xhamisë sonë. Më pas, imami i xhamisë sonë, z. Rehan ef. Neziri, mbajti një ligjëratë në gjuhën gjermane për rreth 30 të rinj e të reja të pranishëm në këtë aktivitet, me temë: „Si të sillemi me mediat sociale nga perspektiva islame?“
„Umgang mit Social Media aus der islamischen Perspektive“
Am gestrigen Abend, 22. August 2025, fand in den Räumlichkeiten unserer Moschee ein gemeinsames Treffen des Jugendforums der DIGO und des Jugendforums unserer Moschee statt. Im Anschluss hielt unser Imam, Herr Rehan ef. Neziri, vor rund 30 anwesenden Jugendlichen einen Vortrag in deutscher Sprache zum Thema: „Umgang mit Social Media aus der islamischen Perspektive“.
Shëtitje me nxënësit në Europa-Park - 2025
Dje, më 28 qershor 2025, organizuam shëtitjen e radhës me nxënësit që e ndjekin mësimin islam në xhamitë dhe në shkollat e Kreuzlingenit. Destinacioni ishte parku më i madh për rekreim në Evropë, „Europa-Park“ në Rust të Gjermanisë.
Dua hatmeje e nxënësve të mektebit - qershor 2025
Më 22.06.2025, pas namazi të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e përmbylljes së mësimit fetar islam në xhami bashkë me këndimin e Kur’anit (hatme) nga ana e 9 nxënësve tanë. Nxënësit që e mbaruan hatmen ishin:
Dua haxhilerësh - 2025
Më 17 maj 2025, pas namazit të drekës u bë duaja e përcjelljes së haxhilerëve të sivjetëm për në vendet e shenjta. Allahu ua lehtësoftë udhëtimin dhe u kthefshin me haxh e me lutje të pranuara!
Ligjëratë me temën "Raporti i Sunnetit me Kur'anin"
23 mars 2025 - Një ligjëratë në gjuhën gjermane nga ana e imamit tonë Rehan ef. Neziri, me temën „Raporti i Sunnetit me Kur'anin“, si dhe një iftar me një pjesë të të rinjve dhe të rejave të Forumit Rinor të xhamisë sonë.
Vortrag zum Thema „Das Verhältnis der Sunna zum Koran“
23. März 2025 - Ein Vortrag in deutscher Sprache von unserem Imam Rehan ef. Neziri zum Thema „Das Verhältnis der Sunna zum Koran“, sowie ein Iftar mit einem Teil der jungen Männer und Frauen des Jugendforums unserer Moschee.
Seite 3 von 23






