Mbrëmë, më 23 prill 2022, në hapësirat e xhamisë sonë u shtrua iftari i përbashkët tradicional për anëtarët e xhamisë, si një mirënjohje për mbështetjen e pakursyer që ata i japin xhamisë. Mysafir të veçantë patëm Prof. Dr. Omer Xhemalin, kardiokirurgun e mirënjohur shqiptar, i cili prej disa vitesh jeton dhe vepron në Zvicër...
Sot, më 12 qershor 2022, në xhaminë tonë, pas namazit të drekës, u mbajt një ligjëratë në gjuhën gjermane nga ana e ekspertit për media pranë "Perspektive Thurgau", z. Peter Welti Cavegn, lidhur me anët e ndryshme të mediave, sidomos të internetit: anët pozitive dhe ato negative. Ligjërata u drejtohej në radhë të parë prindërve dhe të rriturve...
Kjo ishte tema që sot, më 2 tetor 2022, u trajtua në xhaminë tonë nga ana e imamit tonë mr. Rehan ef. Neziri dhe dr. Bashkim ef. Aliu. Imami Neziri foli për aspektin psiko-social të dhunës në familje: definicionin dhe llojet e dhunës në familje, për Konventën e Stambollit (2011), për statistikat e dhunës familjare në Zvicër...
Më 27 nëntor 2022 xhamia jonë, në kafeterinë e saj, organizoi një mbrëmje kulturore me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar. Pas shfaqjes së filmit shqip "Nëntori i Dytë" pasuan fjalët përshëndetëse të imamit të xhamisë Mr. Rehan ef. Neziri dhe të figurave të tjera prezente. Tre nxënësit e mektebit të xhamisë e recituan poezinë "Lutem për Shqipërinë". Më pas rapsodët Idris Osmani, Besim Abdii, Bilall Haliti dhe Muhamet Lazami vazhduan me këngë popullore në përcjellje të çiftelive dhe sharkive.
Sonte, më 3 dhjetor 2022, pas namazit të jacisë, në xhaminë tonë u mbajt një ligjëratë dhe u zhvillua një bashkëbisedë me të pranishmit lidhur me temën «Çrregullimet psikike dhe feja» me psikiatrin shqiptar dr. Ibrahim Sejdinin.
Sot, më 18 dhjetor 2022, pas namazit të drekës në xhaminë tonë u bë promovimi i librit më të ri të imamit tonë Mr. Rehan ef. Neziri, me titull «Kam një rast vdekjeje, si të veproj?»
Heute, am 18. Dezember 2022, fand nach dem Mittagsgebet in unserer Moschee die Buchvernissage des neuesten Werkes unseres Imams, Herrn Rehan ef. Neziri, mit dem Titel "Kam një rast vdekjeje, si të veproj?" (Ich habe einen Todesfall – was soll ich tun?), statt.
Sot, më 28 nëntor 2021, pas namazit të drekës mysafire në xhami e patëm Dr. Med. Lorina Hazirin, mjeke e përgjithshme, e cila na ligjëroi në temën: „Koronavirusi dhe vaksinat - si i ridefinoi pandemia Covid-19 vaksinat dhe luftën kundër viruseve“.
Sot, më 26 janar 2020, në hapësirat e xhamisë sonë u zhvillua Duaja e Hatmes së Grave. Me këtë rast 14 gra dhe vajza e përmbyllën në mënyrë ceremoniale përfundimin e mësimit të Kur‘anit pranë mualimes Ibadet Neziri.
Më 23 shkurt 2020 xhamia jonë organizoi koncertin tradicional islam. Mysafirë specialë patëm: Dr. Elyesa Asanin, Xhemail Nuhiun, Sabaatin Nuhiun, Arben Eminin, Hazbi Ametin (Thera), si dhe Enis Alilin dhe Binnur Imerin nga Zvicra. Përshëndetje të veçantë për kryetarin e UBISHZ-së, hfz. Mehas ef. Alija si dhe për kryetarin e DIGO-s, Mr. Bekim ef. Alimin.
Sot, më 17 shkurt 2019, nën patronazhin e xhamisë "Hëna e Re" në Kreuzlingen me imam Mr. Rehan ef. Neziri, u mbajt një koncert islam me një laramani paraqitjesh para publikut shqiptar. Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti para publikut u paraqiten figura të ndryshme të jetës fetare, recitues të Kur'anit, recituesh ilahish dhe pjesë humori prej artistëve të ardhur enkas për këtë rast nga Gostivari.
Për në tokat e shenjta, për ta kryer obligimin e haxhit, sivjet nga xhamia jonë nisen mbi njëzet haxhilerë e haxhinica. Disa pamje nga duaja e haxhilerëve tanë nga Kreuzlingeni. Sot, më 30 qershor 2019, prezent në xhami ishin: Abdilamit Amiti me shoqen, Fekri Sulejmani me shoqen, Bajram Xhemaili me shoqen, Nevzat Qazimi me shoqen, Hashim Asipi me shoqen, Irfan Kasami me shoqen dhe Asim Dauti me të dy prindërit ...






