Më 23 shkurt 2020 xhamia jonë organizoi koncertin tradicional islam. Mysafirë specialë patëm: Dr. Elyesa Asanin, Xhemail Nuhiun, Sabaatin Nuhiun, Arben Eminin, Hazbi Ametin (Thera), si dhe Enis Alilin dhe Binnur Imerin nga Zvicra.
Përshëndetje të veçantë për kryetarin e UBISHZ-së, hfz. Mehas ef. Alija si dhe për kryetarin e DIGO-s, Mr. Bekim ef. Alimin.
Po ashtu i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit nga të gjitha viset e Zvicrës, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.
Një falënderim të veçantë shprehim edhe për sponsorët tanë, të cilët na mbështesin vazhdimisht në secilin program dhe aktivitet tonin.
I falënderojmë po ashtu edhe anëtarët e kryesisë së xhamisë, të Forumit të Grave Muslimane si dhe të Forumit të të Rinjve Muslimanë pranë xhamisë sonë për angazhimin e pakursyer në realizimin e këtij koncerti.
Allahu xh.sh. u dhëntë bereqet e të mira të pafund të gjithëve që kanë kontribuar në çfarëdo forme qoftë!
Imami Rehan Neziri
















