Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë sonë, nëntor 2019
Më 10 nëntor 2019, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e ndjekin mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë. Nxënësit që mbaruan hatmen ishin: 1. Jusuf Ziberi, 2. Enis Neziri, 3. Lina Odai, 4. Hava Kamberi, 5. Nejla Sejfuli, 6. Nura Nuredini, 7. Ajshe Azizi, 8. Anisa Azizi, 9. Ezana Shabani dhe 10. Besa Iljazi.
„Wie kann die Integration der muslimischen Bevölkerung gut gelingen?“
Am 21.01.2019 unser Imam R. Neziri und die Präsidentin unseres Frauenforums Frau Z. Nuredini nahmen an einem Anlass von der Stiftung Lilienberg in Ermatingen TG teil und durften über das folgende Thema mitdiskutieren: „Wie kann die Integration der muslimischen Bevölkerung gut gelingen?“
Turneu tradicional i futbollit në sallë - 2019
Më 2 dhe 3 shkurt 2019, Xhamia shqiptare „Hëna e re“ në Kreuzlingen organizoi turnirin tanimë tradicional të futbollit në sallë. Turniri organizohet në dy kategori: për fëmijë dhe për të rritur...
Koncerti islam - 2019
Sot, më 17 shkurt 2019, nën patronazhin e xhamisë "Hëna e Re" në Kreuzlingen me imam Mr. Rehan ef. Neziri, u mbajt një koncert islam me një laramani paraqitjesh para publikut shqiptar. Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti para publikut u paraqiten figura të ndryshme të jetës fetare, recitues të Kur'anit, recituesh ilahish dhe pjesë humori prej artistëve të ardhur enkas për këtë rast nga Gostivari.
Shëtitje me nxënësit në kopshtin zoologjik të Cyrihut - 2019
Sot, më 22 qershor 2019, u organizua një shëtitje me nxënësit e mektebit dhe të mesimit islam në shkollat publike të Kreuzlingenit për në kopshtin zoologjik të Cyrihut... Flm të gjithëve: Durmo Toursit, kryesisë së xhamisë dhe të gjithë nxënësve ...
Duaja e përcjelljes së haxhilerëve – 2019
Për në tokat e shenjta, për ta kryer obligimin e haxhit, sivjet nga xhamia jonë nisen mbi njëzet haxhilerë e haxhinica. Disa pamje nga duaja e haxhilerëve tanë nga Kreuzlingeni. Sot, më 30 qershor 2019, prezent në xhami ishin: Abdilamit Amiti me shoqen, Fekri Sulejmani me shoqen, Bajram Xhemaili me shoqen, Nevzat Qazimi me shoqen, Hashim Asipi me shoqen, Irfan Kasami me shoqen dhe Asim Dauti me të dy prindërit ...
Turneu i futbollit në sallë - 2018
Edhe sivjet, për të shtatën herë, xhamia jonë bashkë me Forumin Rinor organizoi më 27-28 janar 2018 turneun e futbollit në sallë. Tri ekipet fituese të turnirit të sivjetëm ishin: 1. «Chamaleon Bar», 2. «Star Alliance» dhe 3. «Truubesaft».
Koncerti islam - 2018
Më 18 shkurt 2018 xhamia jonë organizoi koncertin islam të radhës në Sallën për Kulturë "Dreispitz" të Kreuzlingenit. Mysafir special patëm Dr. Abas ef. Jahjan, Dr. Eljesa ef. Asanin si dhe aktorët e mirënjohur me emrin "Hallkit". Po ashtu prezent ishte edhe kryetari i KMSHZ-së, hfz. Mehas ef. Alija dhe shumë hoxhallarë të tjerë. Flm të gjithëve për pjesëmarrjen!
Promovim i dy veprave të imamit tonë Rehan ef. Neziri
Më 7 tetor 2018, pas namazit të drekës, xhamia jonë organizoi një program të veçantë për promovimin e dy veprave të fundit të imamit tonë, mr. Rehan ef. Neziri.
Woche der Religionen in Kreuzlingen - 2018
Woche der Religionen in Kreuzlingen, 10. November 2018 - Das Thema: „Zu Gast in den Religionen“: Vorspeise beim Buddhistischen Zentrum, Hauptspeise in unserer Moschee und Dessert bei der Evangelischen Kirche Kurzrickenbach. Danke für eure Teilnahme!
Geschmack der Fremde
Emil Keller, Kreuzlinger Zeitung, Nr. 44, 2. November 2018 - Treffen sich ein Lama, ein Priester und ein Imam... kein Witz! Am nächsten Samstag, 10. November, laden die drei grossen Kreuzlinger Glau- bensrichtungen zu einem interreligiösen Drei-Gänge-Menü.
Mevlud dhe ligjëratë – «Pozita e Muhammedit a.s. në shoqëri»
Sot, më 18 nëntor 2018, pas namazit të drekës organizuam shënimin e Ditëlindjes së Muhammedit a.s. Pas këndimit të disa pjesëve të mevludit, pasoi ligjërata e mbajtur nga Dr. Besim ef. Nuzi, imam në xhaminë shqiptare të Langenthalit (BE) me temën POZITA E MUHAMMEDIT A.S. NE SHOQERI.
Seite 11 von 23






