Më 18 shkurt 2018 xhamia jonë organizoi koncertin islam të radhës në Sallën për Kulturë "Dreispitz" të Kreuzlingenit. Mysafir special patëm Dr. Abas ef. Jahjan, Dr. Eljesa ef. Asanin si dhe aktorët e mirënjohur me emrin "Hallkit". Po ashtu prezent ishte edhe kryetari i KMSHZ-së, hfz. Mehas ef. Alija dhe shumë hoxhallarë të tjerë. Flm të gjithëve për pjesëmarrjen!
Më 7 tetor 2018, pas namazit të drekës, xhamia jonë organizoi një program të veçantë për promovimin e dy veprave të fundit të imamit tonë, mr. Rehan ef. Neziri.
Sot, më 18 nëntor 2018, pas namazit të drekës organizuam shënimin e Ditëlindjes së Muhammedit a.s. Pas këndimit të disa pjesëve të mevludit, pasoi ligjërata e mbajtur nga Dr. Besim ef. Nuzi, imam në xhaminë shqiptare të Langenthalit (BE) me temën POZITA E MUHAMMEDIT A.S. NE SHOQERI.
Sot, më 23 prill 2017, patëm kënaqësinë që ligjërues në programin fetar për shënimin e Natës së madhe të Israsë dhe Mi'raxhit ta kemi hfz. Nebi ef. Rexhepin, imamin nga Cyrihu. Allahu xh.sh. e shpërbleftë dhe e ruajttë!
Sonte, më 14 maj 2017, kori i djemve dhe i vajzave të Medresesë "Isa Beu" nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi prezantuan në xhaminë tonë me një program sa modest, po aq edhe shumë të mrekullueshëm me ilahije dhe Kur'an nën përcjelljen e Dr. Abas Jahjës dhe edukatorit Jasir Osmanit.
Sot, më 1 korrik 2017, ne si xhami morëm pjesë në programin festiv për bBajramin e Ramazanit të organizuar nga DIGO (Lidhja e Bashkësive Islame në Zvicrën Lindore) në sallën e madhe kulturore «Pentorama» në Amriswil, TG, ku morën pjesë shumë xhami nga Zvicra Lindore.
Më 20 gusht 2017 në xhaminë tonë u bë duaja e përcjelljes së haxhilerëve për në vendet e shenjta. Sivjet nga xhamia jonë nisen gjithsej 15 haxhilerë:
Më 8 shkurt 2016 xhamia jonë organizoi koncertin e radhës me karakter islam në Qendrën për Sport dhe Kulturë "Dreispitz" të Kreuzlingenit. Mysafirë të ftuar ishin hfz. Aziz ef. Alili, imam në xhaminë e Zagrebit, Xhelal ef. Kaloshi, imam në Mynih të Gjermanisë dhe Mu'tesim el Aselij nga Siria.
Ligjëratë lidhur me sistemin arsimor në Zvicër me z. Sulejman Murtaj dhe z. Rudolf Tobler…
Pamje nga tribuna dhe iftari i përbashkët në xhaminë tonë. Të pranishëm ishin ndër të tjerë edhe: Dr. Qani ef. Nesimi, Beqir ef. Memeti, Mr. Flamur ef. Kasami, Taxhedin ef. Misimi, Sami ef. Misimi, Alivebi ef. Medii, Enes ef. Koshi, Mehas ef. Alija, Erdogan ef. Er...
Kreuzlingen, 18 shtator 2016 - Disa pamje nga manifestimi i sotëm në xhaminë tonë në kuadër të Qendrës Ndërfetare në Kantonin Thurgau me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lutjes dhe Falënderimit...
Në kuadër të "Javës së feve", që shënohet në mbarë Zvicrën, në Kreuzlingen sonte patëm një darkë ndërfetare, duke respektuar veç e veç veçoritë e secilës fe në raport me ushqimin.






