Me rastin e ditëlindjes së Muhammedit s.a.v.s., më 26 nëntor 2017, xhamia jonë organizoi këndim mevludi dhe një ligjëratë fetare. Ligjëruesi i ftuar enkas për këtë rasti ishte Emin ef. Odai, imam në Biel/Bienne të Zvicrës, i cili ligjëroi në temën: "Muhammedi a.s. - njeriu me virtyte të larta morale".
Më 5 shkurt 2017, për herë të katërt, tanimë në mënyrë tradicionale, Xhamia “Hëna e re” nga Kreuzlingeni organizoi koncertin islam me këndim Kur’ani, ilahije, recitime, humor, lojë shpërblyese për fëmijë etj.
Më 19 shkurt 2017, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e 12 grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë, nën kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.
Si çdo vit, edhe sonte, xhaminë tonë e vizitoi një grup prej 17 nxënësve të kl. 9, të cilët përgatiten për "konfirmacionin" sipas botëkuptimit të kishës së reformuar evangjeliste në Kreuzlingen nën udhëheqjen e priftit Dr. Damian Brot dhe famullitarit Tobias Günter.
Sot, më 2 tetor 2016, xhamia jonë festoi dyfish: 1. Vitin e ri hixhrij 1438, 2. Pagesën e borxhit ndaj bankës.
Në ora 10 nisi, si zakonisht, mësimi fetar me fëmijët e mektebit. Sot nuk pati mësim, sepse ishte ditë feste. Nxënësit ngjyrosën shkrime të ndryshme me mesazhe urimi për vitin e ri islam, frynë ballonë...
Më 23 janar 2016, pas namazit të jacisë, patëm rastin që ligjërues në xhaminë tonë në Kreuzlingen ta kemi Dr. Naim Alilin, dentist i diplomuar dhe doktor i stomatologjisë. Tema e ligjëratës ishte: "Misvaku në Islam dhe në shkencë".
Një kontribut i "TV ART" nga Tetova lidhur me integrimin e muslimanëve shqiptarë në Zvicër. Një shembull i mirë për këtë shërben xhamia jonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni...
Më 28 shkurt 2015 në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, me ç'rast ligjërues ishte Mr. Ferit ef. Zekiri, imam në Regensdorf dhe njëkohësisht arkëtar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
Doktor Omer Xhemali i shërben komunitetit në mënyra të ndryshme. Specialisti i sëmundjeve të zemrës në Spitalin e Cyrihut dhe ligjërues në universitete të botës, para dy ditësh ishte i ftuar nga xhamia «Hëna e Re» në Kreuzlingen.
Më 21 gusht 2012, e martë, Bashkësia Shqiptare Islame “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës priti për së dyti herë me radhë të krishterët e qytetit dhe të rrethinës me rastin e Fitër Bajramit.
Në vazhdën e këmbimit të imamëve shqiptarë të Zvicrës, më 6 qershor 2014, imami i Xhamisë së Bardhë në Aarburg, Nehat ef. Ismaili ishte prezent në Xhaminë "Hëna e re" në Kreuzlingen. Pas ligjëratës, ai e mbajti edhe hutben e xhumasë si dhe fali namazin e xhumasë ...
Më 1 qershor 2014 Xhamia jonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni organizoi festivalin e mundësve që në qytetin Weinfelden organizohet tanimë qe 14 vjet me radhë. Sponsor kryesor i këtij festivali ishte pronari i firmës "Ardival", z. Samet Iseini, i cili ka qenë edhe organizator i saj vite me radhë.






