„O ju që keni besuar! Kini frikë dhe përkushtim ndaj All-
Vëllezër të nderuar!
Si muslimanë, jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të jemi të përkushtuar e të nënshtruar ndaj All-
Kudo që të shkojmë, kudo që të ndodhemi, duhet ta tregojmë vetveten se cilës fe, cilit sistem i takojmë. Nuk është përkushtim dhe bindje e plotë ndaj All-
Pushimet dhe argëtimi janë pjesë e pandashme e jetës. Muslimani punëtor dhe i përkushtuar, ndjen nevojën që, për t’i realizuar detyrat dhe obligimet të cilat lypen prej tij, të jetë i gjallë, i freskët, i çlodhur e jo si i vdekur, i molisur e i këputur, sepse me këtë rast e humb efikasitetin dhe prodhueshmërinë. Ky njeri i lodhur e i këputur në këtë mënyrë, një ditë nuk do të ketë mundësi t’i shërbejë bile edhe vetvetes, e lëre më të tjerëve. Nga ky aspekt, Islami është për ruajtjen e baraspeshës midis punës dhe pushimit, në mënyrë që të mos teprohet asnjëra, as puna e as pushimi. Ashtu siç kërkohet prej nesh që punën e fitimin ta kemi të ndershëm e hallall, po kështu kërkohet që edhe pushimin dhe kohën e lirë e argëtimin t’i kalojmë me nder e hallall. Pikërisht për këtë Pejgamberi a. s. thotë:
“Shfrytëzoji pesë gjëra para se të të paraqiten pesë të tjera: Shfrytëzoje jetën para vdekjes, shëndetin para sëmundjes, kohën e lirë para se të zihesh me punë, rininë para pleqërisë dhe pasurinë para varfërisë”.
Po mirë, si t’i shfrytëzojmë këto gjëra? Si t’ua shohim hajrin? Si të tjerët? Si jomuslimanët e si jobesimtarët? Si popujt e pakulturuar e primitivë të Afrikës e të viseve të tjera të botës? A do ta kemi shfrytëzuar jetën nëse nuk e dimë përse jetojmë dhe si duhet ta shfrytëzojmë? A do ta kemi shfrytëzuar shëndetin në qoftë se nuk dimë si ta ruajmë e ku ta përdorim? E kemi ruajt apo e kemi shpërdoruar shëndetin me konsumimin e duhanit, të alkoolit, të drogës e të lëndëve të tjera? E kemi shfrytëzuar kohën e lirë në qoftë se atë e kalojmë pa kurrfarë kriteri e rendi, pa mos pasur kujdes për të tjerët, pa mos na prekur se duhet ose jo t’u ndihmojmë të tjerëve? Duhet ose jo t’i vizitojmë të tjerët? Duhet ose jo të lexojmë diçka? Duhet ose jo t’i kundrojmë bukuritë natyrore që i ka dhuruar All-
Prandaj, pushimet verore dhe kohën e lirë ta shfrytëzojmë për t’u çlodhur e për të fituar gjallëri për punë e prodhim e jo për t’u lodhur akoma më tepër! Ta shfrytëzojmë për të mësuar diçka të re e të panjohur e jo për t’i harruar edhe ato që i kemi ditur duke vrapuar pas qejfeve të dunjasë! T’i vizitojmë të afërmit dhe farefisin tonë, t’i pajtojmë e t’i afrojmë ata! Të njoftohemi me njerëz të rinj e me gjenerata të reja sepse ata janë tanët e jo të huajt!
Me një fjalë, kohën e lirë të mos e bëjmë qëllim në vete por si një rrugë për të arritur diçka më të mirë e më të lartë, si një rrugë për ta forcuar vetveten, për ta përsos moralin, për t’u stërvitur në burrëri e seriozitet, për të hapur horizonte të reja pune e diturie dhe kurrsesi të mos ndodhë e kundërta. Sepse muslimanit edhe koha e lirë dhe argëtimi që i kalon brenda suazave dhe kufijve të Islamit do t’i quhet e llogaritet ibadet, adhurim dhe sevab.
All-
Të nderuar besimtarë!
Të jesh musliman, do të thotë ta besosh All-
Feja islame ka ardhur si përmbledhëse e të gjitha të mirave dhe garantuese e çdo vlere të lartë. Kjo fe mbështet dhe porosit gjithçka që e ngre dhe e nderon njeriun, kurse ndalon gjithçka që ul, që e poshtëron dhe që e njollos personalitetin e tij. All-
"Dhe le ta ruajnë veten të dëlirë ata të cilët nuk kanë mjete të nevojshme për martesë, derisa t’i pasurojë ata All-
Kurse Pejgamberi a.s. ka thënë: "All-
Kur flasim për moralin e lartë e të pastër, sigurisht që çdo njeri i mençur do ta kuptojë rëndësinë që kjo fe ia jep atij, sidomos kur e sheh aktualitetin e botës së sotme ku dëlirësia e moralit e ka humbur pamjen e saj, ku lejohet gjithçka pa kurrfarë kriteri, ku njeriu nuk e njeh nderin dhe krenarinë e tij, ku moralit nuk i kushtohet kurrfarë vlere, ku sjelljet shtazarake dhe sjelljet e ndyta e kanë kapluar pjesën dërrmuese të njerëzimit. Jetojmë në botën ku nderi shkelet pa fre dhe ku poshtërsia është bërë çështje mode dhe shijeje.
A nuk e dimë se cilat janë poshtërsitë që e kanë kapluar jetën e besimtarëve sot? A nuk e di kush se çka e prish dhe e çka e çnderon njeriun? A nuk e di muslimani se çka është hallall (e lejuar) dhe çka haram (e ndaluar)? Apo shtiret e hiqet se nuk e di dhe pyet kinse për herë të parë ka dëgjuar se alkooli dhe llojet e tij janë haram, se shikimi me afsh në nderin e huaj është haram, se zinaja (kurvëria) është haram, se zbulimi i femrës është haram, se përzierja dhe argëtimi i burrave me gratë e huaja është haram...? Nuk i di këto, apo nuk do të dëgjojë për to? Si duket kjo e dyta është më e vërtetë. Këtë e them ngase muslimani di fort mirë ta dallojë hallallin prej haramit, mirëpo ai është bërë rob dhe shërbëtor i qejfeve dhe dëshirave të pafund të tij. Ky besimtar i dobët bën gjithçka që i thotë mendja e ia sheh syri. Atij i duket normale, bile edhe e lezetshme paraja që e fiton me shitjen e alkoolit, me anë të vajzave të reja shërbyese e lakuriqe që shpalojnë çdo nder të njeriut; atij i vjen mirë kur e sheh gruan apo vajzën e vet të veshur (më mirë të them të zhveshur) si jomuslimanja, atij nuk i pengon pse gruaja dhe vajza e rritur e tij nuk ka mbulesë islame dhe pse e ka zbuluar bile edhe kërthizën e vet; atij nuk i pengon pse gruaja dhe vajza po edhe djali edhe vetë ai shkojnë nëpër basene (pishina) të zhveshur e të përzier me njerëz të njohur e të panjohur; atij nuk i pengon përqafimi i gruas në rrugë apo përpara fëmijëve. E kur t’i themi se të gjitha këto sjellje më shumë i ngjajnë kafshës sesa njeriut, ai menjëherë do t’i shtrembërojë hundët e do të hidhërohet; kur t’i themi se më tepër i ngjajnë punës së jomuslimanit, menjëherë do të thotë po a edhe jomusliman më shpallët?! Jo ne nuk shpallim musliman apo jomusliman askënd, por sjelljet tua ma thuan këtë gjë, sepse asgjë nuk shoh islame te ti, nuk shoh se ke turp dhe mbare islame, nuk shoh se të bren ndërgjegjja pse familja jote nuk jeton sipas parimeve islame, nuk shoh se mërzitesh pse djali yt dhe vajza jote bredhin rrugëve gjithë natën, nuk shoh se nuk je i qetë pse ti dhe familja jote nuk falni namaz, nuk respektoni rregullat e fesë e të njerëzimit. Me çka ti dallohesh prej jomuslimanit? Apo ndoshta nuk dëshiron aspak të dallosh prej tij? Apo ndoshta të pëlqen mënyra e jetesës së tij? Punët dhe sjelljet tua e të familjes sate ma thonë këtë të fundit. Se ti më shumë po e pëlqen ndyrësinë e zviceranit sesa pastërtinë e tij, se më shumë po të pëlqen të jetosh pa rend e rregulla sesa me to, më shumë po ta ka ënda të jetosh ashtu si i sheh njerëzit e botës sesa si të mëson feja e njerëzimi. Dije, më në fund, se nëse dëshiron të kalosh në ndonjë sistem jete apo fe tjetër, All-
"E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet, kurse në botën tjetër do të jetë prej të dëshpëruarve ", (Alu Imran:85).
All-
Vëllezër të nderuar!
Të gjitha krijesat në gjithësi janë në lëvizje e sipër. Secila krijesë ka sistemin e vet të lëvizjes. Zaten, lëvizja e sistemuar dhe e rregulluar është veçoria më e dukshme që tregon se ato janë krijesa dhe ekzistojnë.
S’ka dyshim se kjo e vërtetë është një sistem, një rregull pune shumë kuptimplotë të cilin All-
Njeriu duhet të jetë një qenie që lëviz akoma më shpejtë. Sepse atij aspak nuk i ka hije dembellëku. Në fakt, për të qenë njeriu i pavarur prej të tjerëve dhe për të jetuar një jetë të denjë e me nder, ai duhet të punojë. Po edhe Kur ’ ani famëlartë na tregon se si njeriu nuk mund të fitojë gjë pa punuar dhe se rezultatin e punës së tij do ta shohim edhe në këtë po edhe në botën tjetër:
"Askush nuk e bart barrën e (mëkatit) tjetrit. Dhe njeriut nuk i takon gjë tjetër, pos asaj që ka punuar", (en-
Jeta e kësaj bote është një sprovim për njeriun. Për këtë arsye dhe All-
"Më mirë për ju është që (nëse keni nevojë) ta merrni litarin e të dilni në mal, të mblidhni ca dru, t’i bartni në shpinë e t ’ i shisni, sesa të lypni (ta shtrini dorën) prej të tjerëve ".
Pejgamberi a. s. gjithashtu ka thënë:
"Njeriu nuk ha gjë më të mirë, sesa ajo që e fiton me duart e veta. Edhe Pejgamberi i Zotit – Davudi a. s. hante prej duarve të veta".
Prandaj, vëllezër të nderuar, le t’i vlerësojmë si duhet aftësitë tona që na i ka dhuruar All-
Besimtarë të nderuar!
All-
"O njerëz! Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë në kombe e fise që të njiheni me njëri-
Pra, njerëzit janë të barabartë nga aspekti se janë të krijuar prej një babe dhe një nëne, Ademit dhe Havës a.s. Prandaj është e pavend të mburren me prejardhjen e tyre. Sepse përparësia e vërtetë është takvaja, pra sa ne i frikohemi dhe i druhemi Krijuesit tonë i Cili na sheh çdo punë dhe sjellje tonën. Sipas kësaj, feja Islame nuk e shikon ngjyrën, gjuhën, racën, kombin, fisin, pasurinë, vendin apo pozitën që ka njeriu, porse i shikon sjelljet dhe punët e njeriut dhe sipas kësaj edhe i vlerëson ata. Zoti në Kur ’ an thotë:
"Thuaju (o Muhammed): ‘Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja (duaja) juaj (drejtuar Atij)", (el-
Muhammedi a.s. në një hadith të tij thotë: "All-
Feja Islame i ka ndaluar të gjitha punët dhe sjelljet nënçmuese, si: poshtërimin e njeriut, përqeshjen, ngjitjen e llagapeve, bartjen e fjalëve të kota prej njërit te tjetri, rrenën, mashtrimin dhe gjithçka tjetër që nuk është e drejtë dhe e ndershme. All-
"O ju që keni besuar! Mos të tallet një grup me një grup tjetër! Mbase mund që i dyti (i talluri) të jetë më i mirë se i pari (tallësi). As disa gra të mos tallen me gra të tjera, sepse mund që të dytat (të tallurat) të jenë më të mira se të parat (tallëset). As mos përgojoni (mos merrni nëpër gojë), as mos fyeni (rëndoni me fjalë të rënda) njëri-
All-
Të nderuar të pranishëm.
Për njeriun, i cili është zotëria i dunjasë dhe më i nderuari prej të gjitha krijesave, bota paraqet një vend pushimi disaditësh, sepse është i bindur se kjo botë është e kufizuar dhe se një ditë do t’i vijë fundi dhe se do të dalë përpara All-
“(Mbani mend) se dy marrësit (melekët shkrues të veprave tuaja) marrin (çdo njeri), të vendosur një në të djathtë dhe një në të majtë. Nuk ka fjalë që njeriu ta nxjerrë nga goja e që për të të mos ketë një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë)” , (Kaf:17-
“Por pa dyshim që mbi ju janë ruajtësit për t’ju vëzhguar juve. (Ata janë) Kiramen Katibin – të nderuarit që shkruajnë – (veprat tuaja)”, (Infitar :10-
Mbasi për këtë mbikëqyrje të veprave e sjelljeve tona na lajmëron All-
Si duket kjo vjen nga mungesa e besimit se Krijuesi ynë mund të na shohë e vrojtojë neve në çdo hap tonin. Pra, nuk besojmë se ky Zot, që na ka krijuar ne në këtë mënyrë e na ka lënë të lirë të veprojmë, mund të shohë çdo imtësi tonën dhe të jetë i informuar po bile edhe për idetë tona që na sillen nëpër mend, e lëre më për ato sjellje e lëvizje që i manifestojmë përjashta dhe që i sheh çdokush. Kurse për këtë shpërfillje e moskujdes, All-
“Apo mos mendojnë se Ne nuk i dëgjojmë të fshehtat e tyre dhe bisedat e tyre të ngushta? (Patjetër që Ne dëgjojmë gjithçka) dhe të dërguarit tanë (melekë të caktuar me përgjegjësi për njerëzit që të shënojnë çdo punë të tyre) janë pranë tyre duke shkruar”, (Zuhruf:80).
“Dhe (kujto) Ditën kur armiqtë e All-
“Sot (Ditën e Gjykimit) Ne ua mbyllim gojët atyre; Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan (në dunja)”, (Jasin:65).
Pra, Ditën e llogarisë, kur ne do të ballafaqohemi me punët e sjelljet tona që i kemi kryer në këtë botë, për mëkatet tona kundër nesh do të flasin vetë gjymtyrët tona me të cilat i kemi kryer ato mëkate, do të flasin pra: veshët tanë, sytë tanë, duart tona, këmbët tona, mbi të gjitha, lëkura jonë që e kaplon gjithë trupin.
E tani, mbasi u informove për këtë të vërtetë të madhe, zotohu se nuk do të bësh mëkat, se nuk do t’i shkelësh porositë e Zotit e të Pejgamberit të Tij, se nuk do t’i shkelësh parimet e përgjithshme njerëzore që janë ruajtur e kultivuar me çmimin më të lartë, pra me jetën e dhënë për to! Zotohu se tani e tutje do ta respektosh Krijuesin tënd, vetveten tënde dhe çdo krijesë tjetër të Zotit! Zotohu se do ta kryesh misionin tënd që e ke mbi supet tua, e që është ‘të jesh rob i përkulur e i përkushtuar i Zotit dhe zëvendës e mëkëmbës i Tij në faqen e dheut’!
Apo mos pret ndonjë ditë më të përshtatshme për këtë zotim e betim?! Apo mos ndoshta edhe s’ke vendosur fare të zotohesh e ta japësh fjalën për pendim e rregullim të vetvetes?!
Vëllezër të nderuar!
Feja Islame është fe e dashurisë. Kusht për të qenë musliman është të besosh, kurse themeli i besimit është dashuria. Në ligjëratën e sotme do t’ju shkëpusim një tufë fjalësh të Pejgamberit a.s. që kanë të bëjnë me lidhjen midis imanit (besimit) dhe dashurisë dhe me dashurinë e njëri-
“Kush i ka këto tri cilësi, ai e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit: e para, ta dojë All-
“Betohem në Zotin se nuk do të hyni në Xhennet pa mos besuar; nuk do të besoni plotësisht pa mos e dashur njëri-
“Në dashurinë, dhimbjen dhe ruajtjen e njëri-
“Në qoftë se dikush e do dikë vetëm për hir të Zotit, le t’ia shprehë këtë dashuri”
“Duaje dikë me maturi, sepse vjen dita kur ai të bëhet armik! Urreje dikë me maturi, sepse vjen dita kur ai të bëhet mik!”.
Në një hadith-
“Ka një grup njerëzish që nuk janë as pejgamberë e as shehidë (dëshmorë), por që në Ditën e Gjykimit do të kenë pozitë të lartë tek All-
Të pranishmit e pyetën Pejgamberin a.s.: “Po kush janë këta, o i Dërguar i Zotit?
Ai u përgjigj: “Këta janë njerëzit që e duan njëri-






