Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e Gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë“ (el-
Vëllezër të nderuar!
Të shtunën e kaluar kemi hyrë në muajin Sha’ban, që është muaji për të cilin Pejgamberi a.s. thoshte se ishte muaji i tij, dhe dalëngadalë i afrohemi muajit të shenjtë të Ramazanit për të cilin Pjgamberi a.s. thoshte se ishte muaji i ummetit të tij.
Edhe pse gjendemi në muajt e bekuar kur All-
Çka është më e keqja, sot shumë muslimanë po garojnë se cili do të bëjë më tepër gjynah, cili do të pijë më tepër alkool, cili do të bëjë më tepër zina, cili do të tradhtojë më tepër, cili do të vjedhë më tepër...Bile mundohen të garojnë edhe në atë se kush do të zbulojë e shpikë ndonjë mëkat të ri, me të cilin pastaj do të mburren e krenohen. Ata në vend që të mbjellin një punë të mirë, të mbarë e të dobishme për popullin e vet, që të mund pastaj për חdo të mirë të fitojnë nga dhjetë sevape – siח thoshte ajeti në fillim të hutbes, ata shkojnë e mbjellin punë e sjellje të këqija me të cilat mundohen që, duke dashur të përfitojnë vetë, t’i mashtrojnë sidomos të rinjtë me sendet që All-
Një prej këtyre garave të fëlliqta që sot po bëhet këtu në këtë mes ku jetojmë, është edhe hapja e njëpasnjëshme e lokaleve kinse për pushim, por në të cilat po mbillet fara e së keqes, ku me të madhe konsumohet alkooli e me të madhe po ekspozohen femrat e ardhura ose të sjella nga Evropa Lindore, me חka atyre të rinjve që i vizitojnë ato lokale tërthorazi u imponohet ideja kinse vetëm ato janë të bukura, se vetëm me të tillat mund të jetohet dhe të cilëve u ftohet jeta e tyre familjare, bashkëshortore... Pronarët e atyre lokaleve, me qëllim që t’i mbushin xhepat e vet, mundohen t’i mashtrojnë të rinjtë e t’ua lajnë trutë duke u sjellë shërbyese të zhveshura thuajse lakuriq. Le të thotë ndonjëri pronar i këtyre lokaleve, se ato i ka sjellë për diחka tjetër, e jo për ta mbushur qesen e vet! Le të thonë se nuk janë shkaktarë për shkatërrimin e familjeve të tëra shqiptare! Le të thonë se nuk janë shkaktarë për shkurorëzimet në rritje e sipër që po kryhen te të rinjtë kurbetqarë, me garën që ia bëjnë njëri-
Një gjë duhet ta dimë qartë, se All-
Në një shoqëri ku kryhen të këqijat e gjynahet dhe me gjithë fuqinë që e ka ajo shoqëri për t’i ndaluar ato, rri duarkryq e nuk ndërhyn, shpejt vjen koha kur Zoti do t’i dënojë të gjithë ata së bashku (edhe të mirët edhe të këqijtë)!”.
Për njerëzit që nuk ia kanë frikën dënimit të All-
Sa janë përgjegjës ata që i kryejnë gjynahet e të ligat, po aq janë përgjegjës edhe ata që bëhen shkaktarë për punimin dhe përhapjen e atyre gjynaheve e të ligave. Pejgamberi a.s. thotë: “Në Islam, kush hap një rrugë të hajrit, ai do të ketë shpërblimin që do ta kryejë vetë dhe shpërblimin e atyre që do të shkojnë asaj rruge pas tij; kurse kush e hap një rrugë të sherrit (të së keqes), ai do ta ketë dënimin e punës që e kryen vetë dhe dënimin e gjithë atyre që do të ecin asaj rruge të keqe që e ka trasuar ky, pa mos iu pakësuar asnjërit as shpërblimi e as dënimi”.
Duke qenë se jemi në muajt e bekuar, shpresoj që këto të vërteta do të kuptohen sinqerisht e do të vihen në praktikë duke u penduar për gabimet që i bëjmë e duke kërkuar falje me gjithë mend që të mund Zoti të na i pranojë ato e ta gjejmë shpëtimin dhe lumturinë në këtë dhe në botën tjetër.
Zoti na mbarësoftë në rrugën e drejtë e na faltë gabimet, sepse vetëm Ai mund të na falë! AMIN!
Vëllezër të nderuar!
All-
Një sure e tërë në Kur’an quhet el-
Pejgamberi a.s. thotë: “Kush merr abdest ashtu si lypet dhe shkon në xhuma, atje hesht dhe me kujdes dëgjon (hutben), atij do t’i falen gjynahet që do t’i bëjë deri në xhumanë e ardhshme”, (Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxhe). Në një hadith tjetër thuhet: “Kush e lan kokën dhe tërë trupin ditën e xhuma, e pastaj herët niset në këmbë për në namazin e xhumasë duke mos përdorë mjete udhëtimi, pastaj i afrohet imamit dhe e dëgjon me kujdes, për çdo hap që do ta ndërrojë do t’i shënohen sevape sikur të kishte falur namaz (nafile) dhe agjëruar (nafile) një vit të plotë”, (Nesaiu, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe).
Dita e xhuma është e bekuar edhe me një çast të rëndësishëm, në të cilin nëse muslimani i drejtohet All-
Shkuarja në xhami për ta falë namazin e xhumasë shpërblehet me Xhennet, sepse Pejgamberi a.s. thotë: “Kush i bën (këto) pesë gjëra brenda një dite, All-
Për muslimanët që vdesin të xhumanë ose natën e xhuma nuk do të ketë sprovim varri, atë melekët e varrit – munkeri dhe nekiri – nuk do ta marrin në pyetje siç i marrin njerëzit e tjerë jashtë kësaj kohe. Dëshmi për këtë është hadithi i Pejgamberit a.s. kur thotë: “Secili musliman që vdes të xhumanë ose natën e xhuma, do të jetë i ruajtur prej sprovimit e dënimit në varr”, (Tirmidhiu, Ahmedi).
“Namazi më i zgjedhur (jashtë xhumasë) te All-
Para dhe pas faljes së namazit të xhumasë muslimani e ka të lejuar të punojë e ta fitojë rizkun dhe nafakën e vet e të familjes, kurse gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë është haram të punojë çfarëdo pune të kësaj bote. Detyrë e tij farz është falja e namazit të xhumasë. Pejgamberi a.s. thotë: “Secili musliman e ka për detyrë të domosdoshme ta falë namazin e xhumasë me xhemat, përveç këtyre katër personave: robi, gruaja, i mituri (që s’ka hyrë në bylyg) dhe i sëmuri”, (Ebu Davudi, Bejhekiu, Darekutniu dhe Hakimi).
O burra! Po çfarë mund të themi për ata muslimanë që nuk janë as robër, as gra, as fëmijë e as të sëmurë dhe që përsëri nuk vijnë ta falin namazin e xhumasë, porse enden rrugëve të qytetit, i varrin këmbët nëpër karriget e restoraneve të qendrave tregtare e gjetiu? A kanë ndonjë lidhje me fenë, me imanin e me Islamin këta njerëz? Tek e fundit a meritojnë të quhen muslimanë ata që pa kurrfarë arsye e lënë dhe nuk e falin namazin e xhumasë? A meritojnë ta quajnë veten pjesë e këtij populli dhe ummeti? More, në çfarë shpëtimi ata mund të shpresojnë? Në çfarë të mirash i varrin shpresat? Ku e shohin shpëtimin këta njerëz, nëse jo në namaz? Me çka do ta arsyetojnë në Ditën e Gjykimit mosfaljen e namazit në përgjithësi dhe të xhumasë në veçanti, ata që pa kurrfarë arsyeje i kanë lënë këto pa i falur? Njeri, ndalu e mendohu pakëz, sa ke kohë për të menduar e për t’u penduar! Sa nuk të ka ardhur momenti i fundit i jetës sate, kur nuk do të mund ta nxjerrësh prapë frymën që e ke thithur njëherë!
Pejgamberi a.s. duke folur për pasojat e mosfaljes së namazit të xhumasë, ka thënë:
“Nëse njerëzit nuk e ndërpresin mosfaljen e namazit të xhumasë, All-
“Kush i lë, pa asnjë arsye, tri namaze të xhumasë pa i falur, All-
E dini ç’do të thotë “vulosje e zemrës”? Nëse All-
Shikoni se ç’thotë Pejgamberi a.s. për ata që nuk e falin namazin e xhumasë:
“Do të kisha dashur ta lë një zëvendës në xhami për t’ua falur namazin xhematit, e unë vetë të shkoja e t’ua ndizja shtëpitë atyre që nuk kanë dalë në xhami ta falin namazin e xhumasë!”, (Muslimi, Hakimi, Tajalisiu).
Nuk e di a mund edhe pas të gjitha këtyre kërcënimeve e vërejtjeve të Pejgamberit a.s. njeriu i quajtur musliman ta lërë pa arsye faljen e namazit të xhumasë dhe të çdo namazi tjetër? Le të mendojë çdokush për vete, për familjen e vet dhe për shoqërinë e vet me të cilët ka vendosur të jetojë, por duke mos marrë mbi vete kurrfarë përgjegjësie.
All-
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes-
Vëllezër të nderuar!
Në natën që e lidh ditën e martë me të mërkurën e ardhshme do ta përkujtojmë e festojmë një ngjarje shumë me rëndësi në jetën e Pejgamberit a. s., do ta përkujtojmë udhëtimin e tij natën prej Mekkes për në Jerusalem, që njihet me emrin Isra, e prej atje pastaj ngjitjen e tij për në qiej, për te prania e All-
Kjo ndoshta do të quhej muxhizja (mrekullia) e dytë e madhe e Muhammedit a.s. pas Kur’anit, i cili ka qen, është dhe do të mbetet mrekullia e gjithë kohërave.
Israja dhe miraxhi, ashtu siç kanë qenë në kohën kur kanë ndodhur, janë ngjarje që besimtarëve të vërtetë e të sinqertë ua shton imanin dhe bindjen në fuqinë e pakufishme të All-
Për mundësinë e ndodhjes së kësaj ngjarjeje sot ndoshta nuk duhet të ketë kurrfarë dyshimi, sot kur njeriu me aftësitë e veta të kufizuara, që sërish edhe këto atij ia ka dhuruar Zoti, po depërton thellë e më thellë në hapësirë, larg e më larg planetit tonë, për ta hulumtuar e njohur këtë të panjohur të madhe. Mbasi njeriu me aftësi të kufizuara ka arritur t’i realizojë gjithë këto udhëtime kozmike, çka mbetet të thuhet për udhëtimet kozmike të Muhammedit a. s. nëpër sferat e larta qiellore që i ka kryer me ndihmën dhe fuqinë e Krijuesit, i Cili ka fuqi e forcë të pakufizuar, të Cilit i mbetet t’i thotë një gjëje a sendi vetëm “Bëhu!” e ajo të bëhet?!
Me këtë dëshiroj t’ju sugjeroj që të bindeni më lehtë se një gjë e tillë ka ndodhur dhe se gjithsesi është e mundshme. Këtë ne duhet vetëm ta besojmë e ta përkujtojmë për çdo vjet, sepse meriton të përkujtohet e festohet.
Miraxhi është i rëndësishëm për ne si ummet i Muhammedit a. s., edhe nga arsyeja se në këtë takim që Muhammedi a.s. e ka pasur me All-
Kur një kryetar shteti dëshiron t’i kumtojë një vendim shumë me rëndësi një shteti tjetër, ai e fton në rezidencën e vet ambasadorin e shtetit gjegjës dhe ia kumton atë, e nuk e bën këtë nëpërmjet postës ose faksit, për shkak të rëndësisë e peshës që ka ai vendim.
Pejgamberi a.s. thotë se “Namazi është miraxhi i muslimanit”. Besimtari, në namaz bisedon me All-
All-
Te njeriu i kohës së sotme vërehet një ngarendje e madhe pas sigurimit të pasurisë së kësaj bote, të cilën botë sikur po e kupton si të vetmen botë pas së cilës nuk ka Ahiret. Tek ai vërehet një brengë dhe shqetësim i madh për ta siguruar lumturinë e kësaj jete. Atë e shohim të depresionuar, të molisur e të lodhur fare nga gajlet e jetës, nga gajlet e fitimit dhe shtimit të pasurisë dhe nga garat e pamëshirshme që bëhen në këtë drejtim. Përfundimisht atë e shohim te mjeku, te psikiatri ose në spitalin e të çmendurve.
Përderisa shumica e makinave kanë nevojë për vaj, për ta zbutur fërkimin e pjesëve të tyre e për ta mbajtur atë të padëmtuar, edhe trupi e shpirti i njeriut kanë nevojë për një lloj vaji, i cili do ta zbutë fërkimin e ashpër midis njeriut dhe realitetit që e rrethon.
Një mjek i quajtur Harldson Habin thotë: “Kam studiuar 176 raste të njerëzve të punësuar të moshës 44 vjeçare dhe kam konstatuar se më tepër se 1/3 prej tyre vuan prej njërës nga këto tri sëmundje të shkaktuara prej shqetësimit dhe depresionit nervor, e ato janë: çrregullimi i ritmit të zemrës, të thatët në lukth dhe shtypja e gjakut”. Tani po pyes: a është ky çmimi i suksesit, që gjithsesi duhet ta paguajmë?A quhet sukses realizimi i një qëllimi duke fituar të thatët ose sëmundjen e zemrës? Ç’të duhet kjo dunja me zemër të sëmurë e me të thatë në bark? Sikur dikush ta kishte gjithë dunjanë në dorë, përsëri do të flinte në një krevat dhe do të hante e pinte aq sa ka nevojë e mundësi, aspak më tepër.
Një psikolog tjetër shkruan: “37 vjet kam jetuar në Nju Jork dhe asnjëherë askush nuk më trokiti në derë e të më paralajmëronte për sëmundjen e quajtur shqetësim e depresion, që është një sëmundje që për këto 37 vjet ka shkaktuar dëm 10 mijë herë më tepër sesa fruthi”.
Në dritën e këtyre rasteve të hidhura që sot po e mbështjellin dhe kaplojnë jetën e njeriut modern, dëshiroj t’i përmend disa fjalë të All-
Mu’min (besimtar) i vërtetë është ai që beson se All-
Dashuria ndaj pasurisë krijon një lakmi aq të fortë sa mund të shkaktojë edhe çrregullimin e vetëdijes e të organizmit. Një psikolog thotë: “Është fakt i pamohueshëm rasti se kur në bursën e aksioneve bien çmimet, te aksionarët rritet sasia e sheqerit në gjak dhe urinë”.
A ka ilaç më të mirë për këtë sëmundje sesa fjala e Pejgamberit a.s., kur thotë: “Vërtet që pasuria e kësaj bote është e bukur dhe e ëmbël. Ajo do të jetë e bereqetshme dhe e bekuar për atë që e fiton me zemërgjerësi dhe me duar bujare, kurse e mjerueshme dhe e pabereqetshme për atë që e fiton vetëm për ngritjen personale dhe ky do të jetë sikur ai që ha vazhdimisht e nuk ngopet dot”.
Në një rast tjetër ai thotë: “O njerëz! Zenginllëku nuk vjen prej pasurisë së madhe e të tepërt, por prej zenginllëkut të zemrës. Vërtet All-
Në këto dhe në shumë hadithe të tjera të Muhammedit a.s flitet për këtë lloj kënaqësie – pra të pajtohesh me atë që ke – si burim i lumturisë dhe i kënaqësisë. Me këto Pejgamberi a.s. nuk nënkupton gjë tjetër pos kontrollimit të përpjekjeve gjatë kërkimit të nafakës dhe qortimit të dëshirave të pafund, të cilat mund të bëhen shkak për krijimin e armiqësive e të ligave të shumta individuale e shoqërore. Kjo, kurrsesi nuk nënkupton ndejën duarkryq dhe pritjen e nafakës të bjerë nga qielli, por fitimin e pasurisë në mënyrë të ndershme e hallall dhe harxhimin e saj po në këtë mënyrë.
Ebu Seid el-
Dikush mund të kujtojë se duaja (lutja) është një qëndrim negativ ndaj jetës, sipas tyre duaja thjesht është një paraqitje e nevojave dhe pritje që ato të realizohen vetvetiu!
Në qoftë se duaja fiton këtë kuptim, atëherë ajo nuk është gjë tjetër pos paraqitje e nevojave dhe pritje që ato të realizohen nga një e nesërme e panjohur. Një dua e tillë është e pakuptimtë dhe nuk ka kurrfarë vlere tek All-
„O ju që besuat, kijeni parasysh frikën ndaj All-
Njeriu, si një qenie ndërmjet melekëve e shejtanëve, di të ngrihet lartë e të përsoset sa të mund t’i marrë vetitë e qenieve fisnike që nuk dinë të gabojnë e që janë melekët, po edhe di të bjerë poshtë e të nënvleftësohet sa të mund t’i marrë vetitë e qenieve të padëgjueshme që nuk dinë të bëjnë mirë e që janë shejtanët. I ndodhur në këtë udhëkryq të lirisë individuale, njeriu shpeshherë bie pre e mashtrimeve dhe qejfeve të egos së tij, të nxitura nga shejtanët, ndaj edhe zhytet gjithnjë thellë e më thellë në të ligat e të këqijat e kësaj bote. I prekur dhe i ndikuar nga ndonjë fjalë a sugjerim i mirë e me vend, ngandonjëherë i mbushet mendja që të përmirësohet, të bëjë një kthesë në jetën e vet e të nisë një jetë të re të mbështetur në parimet e shëndosha hyjnore. Për një kthesë të këtillë ai pret ndonjë moment të rëndësishëm, si zakonisht pret t’i ndryshohet gjendja ekonomike e të mëkëmbet financiarisht ose pret ndonjë datë me rëndësi, si ditëlindjen, Vitin e Ri etj., ose pret të martohet, të shkojë në haxhxh ose edhe ta ndërrojë vendbanimin.
Duke e shtyrë dhe vonuar këtë vendim të tijin, mendon se në atë momentin e pritur, nga jashtë do t’i vijë ndonjë forcë e veçantë e cila do ta angazhojë në veprim të drejtë e do ta zgjojë nga fjetja e përgjithmonshme, do ta motivojë nga amullia e gjatë në të cilën ndodhet.
Sigurisht që asnjëra prej këtyre nuk janë forca e vërtetë për ta kryer këtë kthim në vetvete. Ajo që e siguron këtë forcë, lind nga brendia e njeriut, nga zemra dhe guximi i brendshëm i njeriut. Guximi dhe dëshira për jetë të vazhdueshme e të paharrueshme, kurrë nuk mund ta luhatë bindjen e njeriut, bile edhe në momentet kur ai mendon se është koha më e pavolitshme për përmirësim dhe kthim kah vetvetja, kah natyrorja e hyjnorja. Njeriu i paluhatshëm, bile edhe në rrethana të vështira ekonomike e jetësore duhet të jetë sikur fara e trëndafilit e mbjellë në tokë, e cila duke i hapur rrugë vetes nëpër truall drejt dritës së diellit, tokën me pleh dhe ujin e turbullt i shndërron në ngjyrë të mrekullueshme e në aromë të këndshme..! Pra, bën përmirësimin e rrethanave ku ndodhet ose ec rrugës së vet pa e penguar këto rrethana.
Ardhmëria e afërt që është përpara teje, ti vetë dhe rrethanat e kushtet e volitshme apo të pavolitshme në të cilat jeton, përbëjnë bazën e vetme mbi të cilën mund ta ngresh ardhmërinë tënde. Prandaj, nuk ka vend për ndalim dhe pritje të rasteve e momenteve të veçanta për të ndërmarrë diçka jetësore. Pejgamberi a. s. në një hadith të tijin thotë: “All-
Pra, përderisa All-
Vërtet, çdo vonim i pendimit dhe i rregullimit të jetës, do të thotë ta vonosh dhe zgjatësh jetën tënde të errët dhe të pajtohesh të mbetesh i shkelur ndaj sulmeve të tekeve e qejfeve tua të pafund. Kjo pritje shpesh mund të bëhet shkak për një dëshpërim dhe humbje akoma më të madhe. Lidhur me këtë Pejgamberi a. s. ka thënë: “I penduari prej All-
“Të keni dro e frikë shtyrjen dhe vonesën (për pendim), sepse vdekja mund t’ju vijë papritmas!”.
Prandaj, vëlla i dashur, mos vazhdo që terrin ta kërkosh në terr, ose dritën ta kërkosh duke e shuar e zhdukur mjetin për dritë. Ky mjet drite për jetën tënde është tevbeja – pendimi i sinqertë që do ta bësh këtu dhe tani, e jo diku tjetër apo në ndonjë kohë tjetër. Sepse çdo vonim do të thotë që ti pajtohesh me këtë gjendje ku je dhe i jep të drejtë vetvetes që të gabosh akoma më tepër, së paku edhe për një kohë të pacaktuar.
Këtë përshpejtim të pendimit Pejgamberi a. s. e ka shprehur kështu: “All-
Omeri r. a. ka thënë: “Merre veten në llogari, para se të të marrë All-
All-
„Zoti juaj ka thënë:’Lutmëni Mua, Unë ju përgjigjem! E ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë në Xhehennem të nënçmuar“ (el-
Muslimanë të nderuar!
All-
Falë i qofshim Zotit, i Cili na mundësoi që edhe një herë t’i mbërrijmë muajt që, populli ynë i lidhur me gjithë zemër për Fjalën e Zotit, zakonisht i quan “Tri muajt e bekuar”, në të cilët fillojnë të hapen valët e rahmetit-
Sot është dita e parë e muajit Rexheb, për vlerën shpirtërore të të cilit flet tërthorazi edhe All-
Katër muajt e shenjtë të cilët i përmend Kur’ani, edhe në kohën arabe paraislame, pra të xhahilijjetit, janë respektuar si të shenjtë dhe në ta ka qenë ndaluar lufta, bastisja e plaçkitja dhe secili e ka ndjerë veten në rreth të sigurt. Me ardhjen e Islamit, nderi e respekti ndaj tyre vazhdoi akoma, bile u begatua edhe me dy netë të bekuara siç janë nata e Regaibit dhe e Miraxhit.
Në këta muaj të bekuar, Pejgamberi a.s. bënte ibadet më shumë se çdo muaj tjetër dhe ia bashkëngjiste këtë dua-
Nuk ka dyshim se këta muaj janë një shans i mirë për t’i qetësuar shpirtrat tanë të trazuar me punët e rënda të dunjasë e për t’u strehuar e mbështetur në mëshirën dhe faljen e All-
Puna e parë dhe e mira më e madhe që duhet bërë gjatë kësaj kohe, gjithsesi është marrja e vetes në llogari, qërimi i hesapeve me vetveten, autokritika. Këtë duhet bërë sidomos tani kur peshorja po anon gjithë e më tepër kah ana materiale sesa kah ajo shpirtërore, kur mospajtimet e kundërshtimet e individëve dhe shoqërive po ndikojnë negativisht në gjithë botën dhe sikur po e mbështjellin botën me të ligat e saj, kur në vend të mendjes së shëndoshë po flasin armët, kur në emër të krijimit të një rendi të ri botëror e në emër të një demokracie shterpe po luftohet gjithkush që nuk është me të fortin...Vetëkritika është mjeti më i sigurt për të na mbrojtur nga humbja e vlerave morale, të cilat gjenden në thelbin e qenies sonë dhe që e përbëjnë boshtin kurrizor të identitetit tonë. Në qoftë se shpërfillet e lihet mbas dore kjo rrugë që feja jonë me ngulm mundohet të na mbjellë në shpirtrat tanë, atëherë fillon të nënvleftësohet e të përçmohet pesha e kuptimi i jetës së njeriut në këtë botë. Manifestimi apo shfaqja sociale e kësaj do të ishte: përhapja e ndjenjës së joturpit, e jomoralit, e padrejtësisë, e korruptimit, e vjedhjes dhe plaçkitjes, e urrejtjes dhe hakmarrjes, me një fjalë lind jomëshira dhe jodashuria, e kjo do të thotë që të gjithë njerëzit të bëhen ujq për njëri-
Këto shanse që po na jepen t’i shfrytëzojmë si është më së miri, duke i braktisur gjynahet që jemi duke i kryer vazhdimisht, duke i hedhur tej nga zemra ndjenjat dhe idetë e këqija e të fëlliqura, duke i lënë mënjanë punët e sjelljet që na çojnë ta harrojmë All-
Gjatë këtyre muajve nuk parashihet ndonjë ibadet i veçantë, porse është mirë, siç mësojmë nga tradita e Pejgamberit a. s., që ibadetet e rëndomta nafile t’i shtojmë akoma më tepër e për farzet as që duhet të bisedohet. Kështu, është mirë që së paku të agjërojmë nga tri ditë në fillim, në mes dhe në fund të këtyre dy muajve, si përgatitje për Ramazanin që pason; pastaj të shtohen namazet nafile, leximi më i tepërt i Kur’anit e të shpeshtohen duatë e lutjet si dhe ziaret -
All-
"(E robërit e Zotit janë ata) që thonë: ‘Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me gratë tona dhe pasardhësit tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit!’”, (el-
Njëra ndër mirësitë më të mëdha që All-
Detyrat dhe obligimet e prindërve ndaj fëmijëve fillojnë qysh para lindjes së fëmijës me duanë që duhet t’ia drejtojnë ata All-
Ajo që sot më së tepërmi na brengos, natyrisht duke mos i harruar edhe të tjerat, është ngjitja e emrit. Pejgamberi a.s. në një hadith të tijin thotë: “Në Ditën e Gjykimit ju do të thirreni sipas emrave tuaj dhe të baballarëve tuaj. Prandaj, ngjituni fëmijëve tuaj emra të bukur!” (Ebu Davudi, el-
Akoma më rrëqethet trupi kur më kujtohet se si një i ri shqiptar me tel. mobil rezervonte bileta udhëtimi për familjen e vet, duke ia treguar emrat e djemve të tij bashkëbiseduesit: Kevin Memeti, Leonard Memeti etj. Nga kjo mund të kuptoja dy sende: ose kjo familje ishte e përzier, pra babai të ishte me prejardhje muslimane e nëna me prejardhje jomuslimane, ndoshta krishtere dhe elementi nënë si zakonisht të kishte ndikuar në ngjitjen e emrave të tillë, ose që të dy prindërit të ishin muslimanë të tëhuajësur e të asimiluar në atë masë sa asnjëri prej fëmijëve të mos kishte emër muslimani. Është apo nuk është për t’u turpëruar me vetveten? Është apo nuk është kjo largim dhe ikje nga vetvetja? Është apo nuk është kjo shkrirje totale e jona në diçka që nuk është e jona? Është kjo shenjë se jemi larguar nga parimet islame apo nuk është?
Muslimanët, në qoftë se dëshirojnë të jetojnë në harmoni me vullnetin e All-
Emrat më të mirë që mund prindërit muslimanë t’ua ngjisin fëmijëve të tyre janë: 99 emrat e bukur të All-
All-
Vëllezër të nderuar!
Secili pejgamber i është lutur All-
Si muslimanë që jetojmë në vendet evropiane, jemi dëshmitarë të pajisjeve mendore e intelektuale të njerëzve që i kanë ngritur këto shtete dhe jemi dëshmitarë të mundit dhe përpjekjes së tyre për të ngritur e arsimuar breza të rinj që do ta vazhdojnë të njëjtin trend. Kurse, ne vetë, në vend që të jemi ata që të tjerëve t’ua mësojmë se ç’është shkenca, ç’është progresi, ç’është teknologjia e mbi të gjitha ç’është edukata dhe arsimi, si duket ne nuk jemi në gjendje të marrim shembull as edhe prej njerëzve me të cilët po bashkëjetojmë, me apo pa dëshirën tonë. Ne, me sa duket nuk jemi akoma të vetëdijshëm për vlerën e arsimimit dhe shkollimit të gjeneratave të reja që duhet të na trashëgojnë; nuk jemi të ndërgjegjshëm e të kthjellët të mendojmë se çfarë duhet pasardhësit e fëmijët tanë të përcjellin më tutje në brezat e ardhshëm. Si duket jemi zhytur e po notojmë në dëshirat dhe qejfet tona afatshkurtra, duke mos menduar fare për atë se ç’e pret nesër fëmijën tim: kazma e çekani apo lapsi e kompjuteri? A jemi kah po e kuptojmë se në ç’drejtim lëviz bota?
Prandaj, kësaj jave ka filluar arsimi nëpër të gjitha nivelet e shkollimit, po edhe në mektebin e Xhamisë sonë do të fillojë nesër, insha’all-
Vëllezër të nderuar!
Feja është tërësi rregullash hyjnore që njeriun e mençur në bazë të vullnetit të tij e çojnë drejt lumturisë dhe mirëqenies së kësaj dhe të asaj bote.
Feja ia tregon njeriut natyrën dhe karakterin e tij, nga ka ardhur dhe ku do të shkojë, ia mëson qëllimin përse ai ka ardhur në këtë botë. Ia kumton detyrat e robërisë ndaj Krijuesit të vet dhe detyrat e njerzillëkut ndaj krijesave si ai vetë. Feja e kuptuar në këtë mënyrë, sigurisht që është feja islame. All-
Feja është faktori më i madh që i nxit njerëzit në ndihmë reciproke e në bashkëjetesë, është faktori më i madh i cili në shoqëri e siguron dhe mbjell moralin e bukur dhe drejtësinë sociale. Kurse fjala ‘drejtësi sociale’ do të thotë që të gjithë individët e një shoqërie apo qytetarët e një shtetit të marrin të ardhurat e barabarta me të gjithë në bazë të aftësive dhe zotësive që i ka secili prej tyre. Ndjenja fetare dhe frikë-
Edhe përkundër të gjitha llojeve të komforit e të mundësive teknike që i ka sot njeriu bashkëkohor, për fat të keq, tensionet dhe jorehatitë fizike e psikike vetëm se po shtohen dita-
Shikoni se çfarë thotë All-
Një prej cilësive me të cilat duhet të karakterizohet morali dhe personaliteti i besimtarit musliman është burrëria. Është një koncept që kohëve të fundit po i zbehet, po madje edhe po i ndërrohet kuptimi me atë të kundërtën e tij. All-
“Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën me Allahun, prej tyre disa e plotësuan detyrimin dhe disa po presin akoma, por ata nuk e kanë ndryshuar aspak vendosmërinë (në besën e dhënë All-
Po kështu, edhe Muhammedi a.s. i vetëdijshëm për rëndësinë që ka, i kushtonte një interesim të veçantë burrërisë, e cila do t`a përkrahte dhe forconte atë në misionin me të cilin ishte i ngarkuarJa se si ai i lutej All-
Kështu, vetëm pasi ai futet në radhët e besimtarëve u bë e mundur që ata të dilnin e t`a shprehnin haptas besimin e tyre. Abdullah ibni Mes`udi r.a. thotë: “Që nga momenti kur Umeri e përqafoi fenë Islame, ne e ndjenim veten krenarë”,(Bukhariu).
Vetëm me besim të patundur dhe me edukatë të mbarë dhe duke ndjekur shembullin e mirë rrënjoset, pastrohet dhe zhvillohet burrëria e vërtetë.
Tek njerëzit, në përgjithësi, burrëria matet dhe shikohet vetëm nga pamja e jashtme. Nëse ndonjëri është i pashëm, i fortë, pasanik atëherë në sytë e njerëzve paraqet njeriun e mirë, burrin e vërtetë. Por në vlerësimin që i jep feja Islame, burrat e vërtetë janë ata që kryejnë vepra të lëvdueshme dhe që i karakterizon morali (sjellja) e mirë. Ndërsa një njeri po kalonte pranë Pejgamberit a.s., ky i pyeti shokët që kishte pranë:“Ç`mendoni për këtë njeri?” Ata i thanë: “E ka hak (e meriton) të martohet po qe se kërkon, t`i pranohet ndërmjetësimi nëse ndërmjetëson dhe t`i dëgjohet fjala nëse flet”. Pejgamberi a.s. heshti ca çaste. Pas pak pranë tyre kaloi një musliman i varfër. Edhe për këtë Pejgamberi a.s. i pyeti: “Ç`mendoni për këtë njeri?”. I thanë: “Nëse kërkon të martohet nuk e meriton, nëse ndërmjetëson nuk i takon (pranohet) e nëse flet nuk meriton të dëgjohet”. Pejgamberi a.s. tha: “Ky ëshë më i mirë sesa të gjithë ata që mban toka mbi shpinë si puna e atij të parit.”
Burrëria e vërtetë është tek mendimi i drejtë, fjala e mirë, edukata e pastër, përkrahja dhe bashkimi! Burrëria është ajo që bart përgjegjësinë e nështrimit ndaj All-
Burrëria është forca e fjalës, paraqitja e së vërtetës, tërheqja e vërejtjes nga përçarjet dhe kundërshtimet duke ruajtur gjakftohtësinë dhe zgjuarsinë.
Burra të vërtetë janë ata që flasin drejtë, i mbajnë premtimet dhe qëndrojnë të patundur në rrugën e tyre: “Nga besimtarët ka burra që e mbajtën me të vërtetë besën dhënë All-
Nuk janë burra ata të cilët enden pas epsheve të tyre duke u mashtruar nga kjo kënaqësi e përkohshme. Më thoni, pash Zotin, a është burrëri ta tradhtosh gruan tënde apo ta ruash e mbrosh nderin tënd dhe të sajin? A është burrëri të konsumosh pijet alkoolike apo pijet që i ka lejuar All-
Me sa shoh, në mesin tonë kohëve të fundit po na paraqiten do burra që askush në histori të tillët s’i ka quajtur burra. Na paraqiten me do punë e sjellje, që thamë, janë të shejtanit, kurse ai vetë ato i quan punë burri. Ka të tillë që kurvërinë e quan burrëri dhe azgënllëk dhe për më tepër mburret me të. Ka të tillë që vjedhjen, rrenën, plaçkitjen, nënçmimin etj. i quan aftësi, zotësi e burrëri që duhet çdokush t’i ketë, sepse ai shejtan njeri dëshiron të ketë shokë si vetveten. Ai zhytet në veprime të ndyta vetëm për hir të asaj që t`i thonë burrë.
Ku është vallë burrëria e këtij para burrërisë së atij që e ka zemrën tek xhamia, apo atij që e thërret një grua e bukur dhe me pozitë e i thotë asaj: ‘Unë i frikem All-
Muslimanët i ka edukuar burrëria e vërtetë duke i ngritur ata në lartësi, kjo burrëri që nuk pranon shtrembërim apo shmangie. E keqja më e madhe është që njeriu të dalë nga natyra e tij e vërtetë në të cilën e krijoi All-
Sjellje të tilla janë bërthama e së keqes, paralajmërimi i shthurjes së mbarë shoqërisë, pasi tregojnë që natyra e vërtetë e krijesave është përçudnuar dhe shtrembëruar. E gjithë kjo, padyshim, dëmton rëndë sjelljet dhe moralin e bashkësisë muslimane. Për këtë, Pejgamberi a.s. i ka mallkuar ata burra që u ngjasojnë grave si dhe ato gra që u ngjasojnë burrave. (Bukhariu).
Disa metoda edukative sterile e të huazuara i kanë çuar disa nga bijtë e muslimanëve deri në atë shkallë saqë ata të mos njohin detyrimet që kanë burrat, e nëse i mësojnë e kanë të pamundur t`ua japin hakun atyre ashtu siç duhet. Ky është rezultati i projektit të studiuar që ka për qëllim përzierjen e dy gjinive (femra me meshkuj) që kështu detyrimet fetare të cilat i veçojnë burrat nga gratë të mos gjejnë vend për t`u zbatuar.
E kur vetitë e burrërisë humbasin si pasojë e krimit që ia bëjnë njerëzit vetvetes, shoqërinë do t`a kaplojë shthurja, familja do t`a humbasë rolin dhe rëndësinë e saj, ndërsa muslimanët do t`i përfshijë poshtërimi dhe përçmimi. All-
“Përkujto kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thëne): ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ Ata thanë: ‘Po, padyshim edhe ne dëshmojmë!’ Të mos thoni në ditën e Kijametit: ‘Në të vërtetë ne nuk e kemi ditur këtë’, (el-
Njeriu është një qenie që mund të harrojë e të gabojë. Harresa është arsyeja e shumë të këqijave. Njeriu i parë (Ademi a. s.) harroi dhe iu afrua pemës së ndaluar. Kjo shërbeu si arsye për daljen e tij nga Xhenneti. Në çastin kur harroi fjalën e dhënë All-
Pas lindjes së fëmijës, ai sheh shumë gjëra, sepse zemra e tij është e hapur dhe pa mëkate. Sheh me sytë e zemrës, sheh melekë dhe shejtanë. Pak ditë më vonë nis dhe i vihet perdja mbi sy. Ai dalëngadalë fillon të ndikohet nga ambienti i jashtëm dhe të marrë gjendjen e prindërve të vet. Nëse ata janë muslimanë të devotshëm e të përkushtuar, edhe ky do të rritet i tillë. Po nëse janë ndryshe, edhe ky do të jetë si ata.
Kur aty kah pleqëria fillojmë të ndjejmë se po verbohemi, kërkojmë të shkojmë te mjeku, për ta korrigjuar këtë të metë, sepse dëshirojmë ta shohim botën që na rrethon. Nga operacioni i bërë, disa shërohen e disa bëhen edhe më keq. E pra, kur syri i ballit nuk sheh, njeriu mundohet në çdo mënyrë ta rifitojë shikimin. Mirëpo, a ka vënë re dikush ndonjë njeri të përpiqet të shërohet për të hapur syrin e vet të zemrës. Me sa duket askënd nuk po e shqetëson kjo. Askujt s’po i pengon se zemra e tij nuk po e kupton të vërtetën, se e ka harruar fjalën e dhënë All-
Kemi dy lloje besimesh: besimi i mbështetur në imitim, pra ashtu siç besojnë të tjerët e jo siç duhet të besohet; dhe besimi i mbështetur në të vërtetën e thellë. Të theksojmë se nuk është e pranueshme të mjaftohemi me besimin e mbështetur në imitim, sepse shumë lehtë mund të mashtrohemi nga lajkat e Shejtanit i cili sulmon kudo.
Tregohet në një rast se Abdulkadir Xhejlani po udhëtonte nëpër shkretëtirë, kur pa një dritë që iu drejtua me një zë të brendshëm: ‘O Abdulkadir, unë jam zoti yt, ty të kam lejuar gjithçka’ Mirëpo Xhejlani nuk u mashtrua dhe tha: ‘Zhduku, o djall! All-
Pra, Xhejlani e ruajti besimin e vet në sajë të dijes dhe njohjes. Një njeri i thjeshtë përballë një situate të tillë do të ishte mashtruar shumë lehtë. Ajo që e ruan besimin në raste të këtilla është bindja e plotë se përse besoj Zotin, përse duhet ta besoj, përse duhet t’i përkulem e nënshtrohem fjalës së Tij, përse duhet të veproj e të sillem sipas udhëzimeve të Kur’anit a. sh. Ky besim dhe iman i plotë arrihet duke ia parashtruar vetvetes tri pyetjet kryesore që në rast të përgjigjes së tyre do të mund ta kuptonim filozofinë e jetës dhe do të na ishin hapur sytë e zemrës, e ato pyetje janë: Nga kam ardhur në këtë botë, pra kush më solli? Përse jam dhe përse jetoj? Ku do të shkoj pas përfundimit të kësaj bote?
All-
“E kur robërit e Mi të pyesin ty për jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua!”, (el-
Gjithçka që ka krijuar All-
Gjithashtu, All-
Kushdo që ka kryer vepra të mira e të dashura për All-
All-






