Dje, më 25 shkurt 2023, Forumi Rinor i xhamisë sonë, i mbështetur nga kryesia e xhamisë, organizoi një vizitë në Xhaminë Qendrore të Këlnit si dhe në vetë qytetin e Kölnit.

Udhëtimi u realizua me dy minibusë të vëllezërve Bujar dhe Besnik Emini, pronarë të firmës BEMIX Immobilien AG, të cilët këta minibusë i kanë lënë falas në shërbim të qytetarëve të Kreuzlingenit.

Të rinjtë dhe të rejat e xhamisë sonë e kanë shijuar plotësisht këtë udhëtim, si për nga përvoja shpirtërore ashtu edhe për nga aspekti shoqëror e kulturor.

Faleminderit të gjithëve për organizimin dhe pjesëmarrjen!


Mirë u takofshim në aktivitetet e ardhshme!

 

 

Foto të tjera mund të shikoni në Facebook