Me të drejtë e quajmë turne tradicional të futbollit në sallë, pasi fundjavën që kaloi, më 11 dhe 12 shkurt 2023, ishte hera e radhës e këtij turneu për të rritur, organizuar nga Forumi Rinor i xhamisë sonë në Kreuzlingen.
Kësaj radhe 32 ekipe të përziera etnikisht dhe fetarisht nga mbarë Zvicra Lindore, e zbukuruan edhe një herë sallën e sportit si dhe oborrin e shkollës Egelsee me gjallërinë dhe zhurmën e këndshme të shpirtit rinor. Breza të rinj gjithnjë e më të edukuar e më të sjellshëm, që e duan futbollin si sport dhe rekreim, e para së gjithash si edukim trupi e shpirti.
Ekipet që fituan tre vendet e para ishin:
- BS Finanz & Consulting nga Wili
- Al-Centro nga Kreuzlingeni
- Freilos nga Romanshorni
Sponsorët e tre vendeve të para ishin:
- 800.- CHF: Xhamia «Hëna e re» bashkë me «Top Speed Garage Neziri»
- 600.- CHF: MZ-Design Autospritzwerk
- 400.- CHF: Spitex am Bodensee
I falënderojmë të gjitha ekipet për pjesëmarrjen dhe për lojërat korrekte të tyre!
I falënderojmë të gjithë ata që u kujdesën për mbarrëvajtjen e këtij turneu dyditor.
Mirë u takofshim vitin e ardhshëm!















