Dje dhe sot, më 20 dhe 21 janar 2024, xhamia jonë organizoi turneun e futbollit në sallë, tashmë tradicional dhe të përvitshëm, në të cilin morën pjesë 31 ekipe të përziera për nga aspekti gjuhësor, kulturor e fetar, nga mbarë Zvicra Lindore.

Ndeshjet e njëpasnjëshme, të zhvilluara me finesë, korrektësi dhe kulturë të lartë sportive, ishin kryefjala e tërë turneut.

Tri vendet e para i fituan:

  1. KF Poroj
  2. KF Labinoti
  3. BASE Heizung

Ne i falënderojmë të gjitha ekipet që morën pjesë në turneun tonë dhe për ndeshjet e tyre korrekte; i falënderojmë shikuesit e shumtë që i dhanë shije dhe atmosferë turneut; i falënderojmë anëtarët e kryesisë dhe të gjithë ata që, në çfarëdo mënyre qoftë, kontribuan për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje me rëndësi për xhaminë tonë.

Mirë u takofshim në turnetë e ardhshëm!