Kreuzlingen, 25-26 janar 2020 - Përfundoi me sukses turneu i radhës, tanimë tradicional, i futbollit në sallë, i organizuar nga Forumi i të Rinjve Muslimanë i xhamisë sonë.

Në të morën pjesë 19 ekipe nga mbarë Zvicra Lindore: Kreuzlingeni, Frauenfeldi, Wili, Winterthuri, Zürichu etj., të cilat luajtën fair dhe me edukatë të lartë sportive.

Një nder dhe vlerësim të veçantë na bëri kryetari i komunës së Kreuzlingenit, z. Thomas Niederberger, i cili na përgëzoi për organizimin e këtij turneu për të rinjtë e nacionaliteteve dhe feve të ndryshme që jetojnë këtu dhe i cili ka kuptim dhe domethënie shumë të madhe për integrimin dhe bashkëjetesën në Kreuzlingen dhe rrethinë.

Ne e falënderojmë përzemërsisht për prezencën dhe për konsideratat që ai ka ndaj nesh si xhami dhe si komunitet me peshë që jemi në Kreuzlingen.

I falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, pa të cilat ky turne nuk do të ishte ky që ishte, pastaj xhamitë përreth që na përkrahën me ekipet e tyre.

I falënderojmë referët, miqtë dhe dashamirët tanë me gjithë zemër.

Një falënderim të veçantë u shprehim të rinjve të xhamisë sonë si dhe anëtarëve të kryesisë së xhamisë si dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur në çfarëdo mënyre qoftë.

Ekipet që fituan tri vendet e para janë:

1. „Pizzeria Al Centro“ nga Kreuzlingeni

2. „Cafe Restaurant Antik“ nga Konstanza

3. „KF Vardari Forine“ nga Kreuzlingeni dhe St. Galleni.

 

Urime dhe u takofshim bashkë në turnetë e radhës!