Sot, më 7 maj 2023, në xhaminë tonë, Forumi Rinor organizoi një ligjëratë në gjuhën gjermane, enkas për të rinjtë dhe të rejat, me temë: „Lidhjet (e dashurisë) në Islam“.

Ligjëruese ishte teologia dhe mësuesja e lëndës fetare nga kantoni Aargau, znj. Yasemin Duran.

Në këtë takim morën pjesë rreth 30 të reja dhe të rinj, të cilët pas ligjëratës patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë nga afër me teologen, jo vetëm për këtë temë, por edhe për çështje të tjera që lidhen me jetën dhe sfidat e të rinjve muslimanë në Zvicër.

E falënderojmë përzemërsisht teologen Yasemin Duran për kohën dhe përkushtimin e saj, si dhe Forumin Rinor të xhamisë sonë për këtë organizim të qëlluar dhe me vlerë.

Na ndiqni edhe më tej në aktivitetet tona të ardhshme!