Në kuadër të "Javës së feve" që në nivel zviceran organizohet nga www.iras-cotis.ch, kurse në nivel të qytetit të Kreuzlingenit nga Tryeza e Rrumbullakët e Feve, sot në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen mysafir ishte z. Daniel Reichenbach, dizajner dhe kaligrafist nga Cyrihu.
Ai ligjëroi rreth shkrimit dhe kaligrafisë arabe, më pastaj e demonstroi në mënyrë praktike kaligrafinë arabe, duke u lënë më pas hapësirë edhe të pranishmëve ta ushtronin kaligrafinë arabe me mjetet e shkrimit prej kallame dhe bambusi që z. Reichenbach i kishte sjellë me vete.
Ndër të tjerët në këtë ngjarje morën pjesë edhe disa nxënës të klasës së pestv dhe të gjashtë, që e ndjekin mësimin islam në shkollat e Kreuzlingenit.
Prezente ishte edhe zonja Zeljka Blank-Antakli, përgjegjëse e departamentit për integrim pranë komunës së Kreuzlingenit.
Në vijim disa pamja nga ky manifestim...






























