Sot pas namazit të drekës në xhaminë tonë pati sërish dua hatmeje. Kësaj radhe jo të fëmijëve, porse të të rriturve.

Ata që brenda dy vitesh e gjysmë nga Elifi e deri në mbarim të leximit të Kur'anit e ndoqën rregullisht mësimin islam në xhaminë tonë dhe të cilët sot e kurorëzuan me duanë e hatmes, ishin:

1. Kadri Selimi nga f. Reçicë e Madhe, 62 vjeç

2. Haxhi Alifekri Murati nga f. Sllatinë, 60 vjeç

3. Fekri Sulejmani nga f. Novosellë e Dërvenit, 60 vjeç

4. Arben Bajrami nga f. Poroj, 22 vjeç.

 

Urime dhe të gjitha të mirat në të dyja botët, kurse të tjerëve inshallah u shtohet lakmia dhe meraku t'ia nisin nga e para!

Nga viti 2011 e deri më sot nga të rriturit në xhaminë tonë hatmen e kanë kryer gjithsej 7 gra dhe 19 burra. Të tjerët janë duke vazhduar edhe më tej...

Dashuria ndaj Fjalës së All-llahut të Madhërishëm nuk njeh moshë. Edhe një herë le të dëshmojnë pamjet e sotme.