Sot (18.01.2026), si çdo vjet, xhamia jonë bashkë me Forumin Rinor dhe Forumin „Networking“ po ashtu të xhamisë sonë, organizuan me sukses turneun e futbollit në sallë.
Në këtë turne morën pjesë 32 ekipe nga mbarë Zvicra Lindore si dhe nga Gjermania fqinje. Ekipe të përziera nga aspekti gjuhësor, kulturor e fetar, por të bashkuara në sport dhe rekreim.
Të gjitha ndeshjet janë luajtur me një kulturë të lartë sportive, pa asnjë fyerje apo incident. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve zaten luajnë nëpër klube të ndryshme futbollistike, gjë që u reflektua si te cilësia e ndeshjeve, ashtu edhe te korrektësia dhe delikatesa sportive.
Tri vendet e para i fituan:
1. Futsal Fc
2. FC Roha Eagles
3. Ballverlust United
I falënderojmë përzemërsisht të gjitha ekipet pjesëmarrëse, sponsorët tanë bujarë si dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur në çfarëdo forme qoftë! Allahu ju shpërbleftë!
Ju mirëpresim sërish vitin e ardhshëm!

















